7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti publikon emrat e personave dhe grupeve kriminale të përfshirë në protestën...

Kurti publikon emrat e personave dhe grupeve kriminale të përfshirë në protestën e dhunshme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka publikuar sot në Kuvendin e Kosovës emrat e personave dhe të organizatave kriminale të cilët kanë marr pjesë në protestën e dhunshme në veri.

Ai tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se deklarata e sakta dhe të vërteta për gjendjen në veri janë ato të organeve të sigurisë së Kosovës.

“Rolin kryesor në organizmin e protestave në terren janë duke e kryer anëtarët e formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’ dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës ku është parë prezencë e madhe e tyre në terren.

Këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre neve na kanë shërbyer që të bëjmë identifikime të vlefshme”, tha ai, raporton Telegrafi

Kryeministri Kurti më tej bëri publike emrat e personave dhe të grupeve të përfshira në protestën e dhunshme në komunat në veri:

Mirollad Jevtiq është njëri udhëheqësit e këtij formacioni ilegale. Shtëpia e tij në Zveçan është shndërruar në bazë qëndrimi të drejtuesve të kësaj strukture ilegale. Po ashtu prezencë të madhe të përfaqësuesve politik të Listës Serbe në atë shtëpi.

Po punojnë në mobilizimin e strukturave atje për prezencë më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulme të ardhshme.

Miqko Jevtiq – pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja Civile” në Zveçan

Bashkë me të Rajko Jevtiq – ish këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish drejtor në komunë

Danillo Josifoviq – i njohur me nofkën “Prki”, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal “Mbrojtja Civile”

Liljana Aksintejiviq ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale së Zveçanit që në 06:30 të dalin para komunës.

Personat që po i shohim të maskuar janë të udhëhequr nga ish-kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Filipoviq që shtirej se është i integruar në shtetin tonë. Ky është personi kryesor që po i drejton ata.

Më 29 maj të këtij viti ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq sepse ka qenë duke iniciuar me telefon.

Personat e maskuar që ishin pjesë e protestës së dhunshme në Zveçan janë: Nikolla Agjiq, ka hedhur koktej molotovi në Zveçan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe “Severna Brigada

Millan Zhivkoviq, po ashtu pjesëtar i të njëjtës organizatë.

Danillo Krivokapiq, Jovica Llazoviq, Nikola Radomiroviq, vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedelkoviq.

Kjo organizatë kriminale në rrjete sociale ka postuar lajm që pjesëtar të grupit mercenar rus Wagner kanë arritur në Kosovë.

Po ashtu i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është edhe Damjan Knezheviq, i cili e drejton organizatën djathtiste “Narodne Patrolli”.

Personat e tjerë të përfshirë në sulm ndaj KFOR-it, siç tha Kurti janë:

Vladimir Radivojeviq, i cili ka njohje të drejtpërdrejt me presidentin serb Aleksandar Vuçiq

Danijell Gjukiq, bashkë me një grup personash kanë gjuajtur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Millan Radojeçiqit.

Millosh Gjukiq, vëllai i Danijellit, këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit Aleksandar Vuçiq.

Millan Jugosllav Tomiq, i lindur në Obiliq e me banim në veri të Mitrovicës ka marr pjesë në shpimin e gomave të autoblindave të Policisë së Kosovës.

Millan Joviq, pjesëtar i formacionit ilegal të quajtur “Mbrojtja Civile” më 31 mars bashkë me një grup kanë shkuar për trajnim në përdorimin e armës në Rashkë të Serbisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments