6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti: Protestat janë e drejtë e qytetarëve – nuk kanë të bëjnë...

Kurti: Protestat janë e drejtë e qytetarëve – nuk kanë të bëjnë me vendimet e fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se lehtësimi i kufizimit të lëvizjes nuk është i ndërlidhur me mundësinë që të ketë protesta këtë javë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e mandatarit, derisa shton se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve.

Oponentët politikë të Kurtit, lirimin e masave e ndërlidhën me mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje të organizojë protesta, pasi Gjykata Kushtetuese pritet këto ditë të marrë vendimin për dekretin e mandatarit të presidentit Thaçi, e sipas tyre do të jenë në favor të këtij të fundit.

Mirëpo, këtë lehtësim të masave, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia atribuon menaxhimit të mirë që ka bërë qeveria e tij.

“Menaxhimi i drejt dhe i mirë i pandemisë ka krijuar kushtet për heqjen e disa prej masave. Për lirimin e qarkullimit dhe lëvizjes që kësaj radhe është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Pra qytetarët mund të lëvizin, kjo do të thotë që megjithatë duhet të mbajnë distancën fizike më së paku prej 2 metrave, të ruajnë higjienën personale dhe mos t’i praktikojnë vizitat familjare. Sa i përket organizimeve dhe protestave qytetare ato janë të qytetarëve dhe janë të drejta të tyre. Nuk kanë të bëjnë fare me vendimet e fundit”, u shpreh Kurti.

Shefi i ekzekutivit thotë se Ministria e Shëndetësisë është duke përgatitur manualin dhe doracakun të situatave për largim të masave, por në mënyrë që mos të ketë rritje të përhapjes së Covid-19.

Sipas Kurtit, me shumë gjasë në fillim të muajit të ardhshëmdo të hapen edhe kopshtet e fëmijëve.

“Ka shumë gjasa që në fillim të muajit të ardhshëm do të hapen kopshtet, çerdhet e fëmijëve. Mirëpo tash Ministria e Shëndetësisë është në përgatitje të manualeve, doracakut të situatave të tilla në mënyrë që edhe të bënë largimin e masave. E në anën tjetër gjithashtu të mos kemi ndonjë rritje të infeksioneve. Edhe për xhamitë, kishat të gjitha po përgatiten manuale të tilla në mënyrë që të drejtat që po krijohen për qytetarët, po kthehen për qytetarët, mos të rezultojnë me kthim të infeksioneve”, thotë ai për Kosovapress.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments