6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti për LDK e AAK: Mos më pyesni për ta, unë jam...

Kurti për LDK e AAK: Mos më pyesni për ta, unë jam kryeministri në detyrë

Derisa Lidhja Demokratike bashkë me AAK-në dhe Nismën po thonë se janë afër finalizimit të programit qeverisës, e që në fokus kanë edhe një pako ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se nuk merret me ta.

Këto komente Kurti i ka bërë nga Prizreni derisa është pyetur për zhvillimet e fundit tek koalicioni që po synon ta drejtojë qeverinë e ardhshme.

“Unë nuk i ndjek ata edhe nuk e di pse po më ngatërroni me ta. Unë jam kryeministër në detyrë”, ka thënë Kurti shkurt e në shaka derisa është pyetur për këtë temë.

Kujtojmë se derisa po pritet vendimi i Kushtetueses për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit nga ana e presidentit Thaçi, kryeministri në detyrë i Kosovë ka përsëritur tashmë disa herë se do të jetë kryeministër në detyrë deri në zgjedhje të reja.

Deri më 29 maj Kushtetuesja pritet të dalë me një vendim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments