3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti për kërkesat e Policisë: Po bëjmë krejt çka di e mundem,...

Kurti për kërkesat e Policisë: Po bëjmë krejt çka di e mundem, na jepni pak kohë ,që të mos bëjmë gabime

Kryeministri Albin Kurti, tha se kërkesa e Policisë janë prioritet i qeverisjes së tij, raporton Ekonomia Online. Ai tha se duhet të ketë kategorizime e klasifikime në mënyrë që mos të krijohet pabarazi për këtë kategori.

Për të adresuar të gjitha kërkesat, ai pohoi se u duhet edhe më shumë kohë, për siç tha të mos bëjnë gabime e të minimizohen defektet.

Madje nga Shtimja ku morri pjesë në vënien e gurthemelit të një çerdhe, lavdëroi punën e Policisë së Kosovës.

“Kjo është një çështje që ne e kemi konsideruar me prioritet. Duhet të kemi klasifikim që mos të krijojmë pabarazi. Na duhet edhe pak kohë që të mos bëjmë gabime që të shkaktojmë zhgënjime e pengesa”.

“Edhe Ligji i Pagave na pati marrë kohë, por koha shtesë i’a ka vlejtur ngase i kemi minimizuar defektet”.

“Ju sigurojmë që po bëjmë krejt çka mundem e di. Polica është në nivel të detyrë dhe padyshim që e ka mbështetjen e Qeverisë së Kosovës. Na jepni edhe më shumë kohë që mos të bëjmë gabime”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments