Kryeministri Albin Kurti, ka folur për vendimin e dy kryetarëve të komunave veriore nga Partia Demokratike e Kosovës të cilët s’janë duke dalë në punë në objektet e Komunave, raporton Ekonomia Online.
Kurti shtoi se beson që kryetarët duhet të jenë në ndërtesa publike të Komunave, meqë s’ka ndonjë gjendje të jashtëzakonshme.
Ai tha se përgjegjësin për veriun e mbajnë ata që e kanë bojkotuar procesin zgjedhor dhe objektet komunale, e jo ata të cilët dëshirojnë që të punojnë.
“Unë besoj që kryetarët e zgjedhur ndonëse dalja në zgjedhje ka qenë e ulët janë kryetar legal të cilët kanë legjitimitet ndonëse jo të plotë dhe normal për shkak të trysnisë së Serbisë që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet. Tash ata kandidatë që kanë garuar dhe kanë fituar duhet ta bëjnë punën sepse për këtë paguhen dhe unë besoj që vendi i punë i kryetarit të komunës duhet të jetë në ndërtesën publike të komunës sepse ndërtesa publike e komunës është ndërtesa e Republikës”.
“Ka gjendje të jashtëzakonshme si ajo me pandeminë ku edhe ne nuk kemi qenë në vende të punës për shkak se nuk kishte as vaksina, mirëpo vendi i punës së kryetarit është në atë ndertës dhe unë besoj që është mirë që të gjithë të jenë atje. Mirëpo sërish është kryetari ai që i ka marr votat natyrisht që është kryetar dhe i marrin vendimet për të cilët gjykoj ë kryeartët. Unë jam i bindur që kemi bërë krejt çfarë jam i mundur”.
“Së pari i kemi shtyrë zgjedhjet, së dyti i kemi mbajtur dhe ato janë konsideruar legjitime dhe të drejta edhe nga faktorët ndërkombëtar, së treti të gjithë e kanë pranuar rezultatin dhe së katërti ne kemi pranuar që të mos ketë kurrfarë feste për ato fitore dhe madje edhe ceremonitë të mos zhvillohen në komuna. Mirëpo tash duhet të filloj puna Ministria e Financave i paguna për punët që bëjnë, struktura paralele ka Serbia, ne nuk mundemi që të krijojmë struktura paralele jashtë. Mos harroni se kur kanë hyrë kryetarët në Objekte Komunale ato kanë qenë të zbrazura të braktisura, përveç që kandidatë Serbë e braktisen procesin zgjedhor ata e braktisën edhe objektin. Ata që i kanë braktisur procesin edhe objektet mbajnë përgjegjësin”, tha ai.