4.1 C
Tetovo
E martë, 4 Mars, 2025
BallinaLajmeKurti optimist për nënshkrimin e marrëveshjes, skeptik për gatishmërinë e Serbisë

Kurti optimist për nënshkrimin e marrëveshjes, skeptik për gatishmërinë e Serbisë

Përpara bisedimeve të shumëpritura mes Kosovës dhe Serbisë, që pritet të mbahen më 18 mars në Maqedoninë e Veriut, reporteri i Euronews, Sergio Cantone, ka realizuar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bashkimi Evropian pret që ish-armiqtë e kohës së luftës të arrijnë një marrëveshje dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre, pasi të dyja vendet miratuan një plan prej 11 pikësh në fund të shkurtit.

Por, Kurti tha për Euronews se është skeptik se marrëveshja do të nënshkruhet javën e ardhshme:

Ne deshëm ta nënshkruanim marrëveshjen më 27 shkurt. Fatkeqësisht, presidenti Vuçiq nuk deshi ta (nënshkruan atë). Kjo marrëveshje bazë e propozuar nga Bashkimi Evropian është një bazë solide për të ecur përpara dhe shpresoj që më në fund do ta arrijmë më 18 mars”.

Kryeministri i Kosovës ka ripërsëritur qëndrimin e tij se kërkesa e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit, nuk do të përmbushet.

Unë jam këtu si kryeministër i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga identiteti i tyre kombëtar, përkatësia etnike apo fetare. Prandaj, dua t’i kënaq të gjithë qytetarët në përputhje me të drejtat, nevojat dhe dëshirat e tyre. Për shkak të rendit juridik të shtetit tonë demokratik, zgjidhjet monoetnike nuk janë të mundshme”, ka thënë Kurti. /Euronews

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments