19.2 C
Tetovo
E martë, 15 Korrik, 2025
BallinaLajmeKurti njofton se ka biseduar me Escobarin dhe Hovenierin: U kërkova informata...

Kurti njofton se ka biseduar me Escobarin dhe Hovenierin: U kërkova informata nga KFOR-i

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mbrëmë ka biseduar në telefon me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë “të rrëmbyer”, Kurti u bëri thirrje faktorit ndërkombëtar për të dënuar veprimet e Serbisë, dhe tha se është “i habitur nga heshtja e tyre”, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se atyre u ka thënë se pret që KFOR-i t’i dërgojë atij informacion, konkluzion për rastin e kidnapimit të tre policëve të Kosovës.

“Unë mbrëmë ka pasur bisedë telefonike me të dy, edhe me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar, edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me të cilët kam diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë se pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua në formë të vlerësimit, konkluzionit, para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në ora 07:00 të mëngjesit. Mirëpo, asnjë informacion”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments