9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti mirëpret ambasadorin turk, e falënderon për trupat e NATO-s

Kurti mirëpret ambasadorin turk, e falënderon për trupat e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit, të enjten.

Në këtë takim pos tjerash është folur për marrëdhëniet në mes dy shteteve, si dhe Kurti ka falënderuar Turqinë për kontingjentin me ushtarë të kuadër të KFOR’it.

“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e thellimit dhe rritjes së bashkëpunimit në sfera të interesit reciprok”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri Kurti i shprehu ambasadorit falënderimin e tij për kontingjentin e ri prej afër 500 ushtarëve Turk në KFOR, duke cilësuar se kjo i kontribuon sigurisë dhe paqes në Kosovë”, vazhdon njoftimi i zyrës së kryeministrit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments