12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti me 5 kushte për BE-në e QUINT-in për situatën në veri:...

Kurti me 5 kushte për BE-në e QUINT-in për situatën në veri: Kërkon takim me Vuçiqin brenda kësaj jave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë se Borrellit dhe ambasadorëve të QUINT-it, u ka shprehur gatishmërinë për deeskalim dhe normalizim të situatës, raporton Gazeta Blic.

“Dje kam qenë në komunikim me Lajçak dhe në mbrëmje edhe me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.  Me Borrell dje dhe sot me vendet e QUINT-it kam shprehur gatishmërinë e plotë për depërshkallëzim të situatës në veri dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Pra, deeskalim dhe normalizim. Është e drejtë të kuptojmë se situata në veri vjen në njërën anë nga bojkoti i institucioneve nga serbët dhe partitë me urdhra të Beogradit, përkundër shtyrjes së zgjedhjeve. Pra janë këta faktorë që janë burim i tensionit të vazhdueshëm. Dje Borrellit dhe sot ambasadorëve të QUINT-it u kam prezantuar hapat për të deeskaluar situatën.

Hapi i parë është sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë, por situata e nisur sidomos me 21 maj ku u ushtrua dhunë nga KFOR-it, policisë e gazetarëve. Sunimi i ligjit në katër komunat veerore dhe identifikimi dhe ndjekja e atyre që kanë sulmuar policinë, KFOR-in dhe gazetarët.

Pika 2, grupet e dhunshme tërhiqen nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal ndaj institucioneve të Kosovës dhe numri i policëve në katër komunat do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat.

Pika 3, policia e Kosovës dhe KFOR apo EULEX do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë.

4.Qeveri e Kosovës do të koordinohen me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri.

5.Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialog, BE siguron një plan renditje të drejtë për zbatim të marrëveshjeve në Bruksel dhe Ohër. Udhëheqësit e dy shteteve takohen për një takim brenda kësaj jave”, tha Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments