16.6 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeKurti: Kryetarët e komunave nuk mund të veprojnë në zyra të tjera

Kurti: Kryetarët e komunave nuk mund të veprojnë në zyra të tjera

Në Forumin e Sigurisë në Sllovaki, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar në mënyrë absolute se kryetarët e zgjedhur në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan nuk do të veprojnë në zyra të tjera.

Kjo argumenton ai, sepse do të ishte në kundërshtim me demokracinë. Sipas Kurtit, faktori ndërkombëtar e ka pranuar procesin zgjedhor të Prillit.

-Bazuar në ligjet e Kosovës, ju po synoni ta çtensiononi situatën, a mund të veprojnë diku tjetër këta kryetarë komune?

Albin Kurti: Qëndrimi im vjen nga detyra ime si kryeministër, unë drejtoj qeverinë demokratike. Ka struktura paralele të armatosura që veprojnë në veri të vendit, nëse do urdhëroja që këta kryetarë të shkonin në zyra të tjera unë do përfshihesha në krijimin e strukturave të tjera paralele dhe kjo do ishte në kundërshtim me një demokraci funksionale. Ligji duhet të jetë mbi ndërhyrjet politike, ne nuk mund të ndërhyjmë në funksionimin ligjor, s’mund të themi që nuk janë kryetarë të zgjedhur. Edhe faktori ndërkombëtar e ka pranuar rezultatin. Kjo nuk mund të ndodhë sepse ata janë zgjedhur nëpërmjet një procesi të njohur. Unë nuk kam fuqi të bëj gjithçka, unë s’mund të tejkaloj mandatin tim si kryeministër, unë nuk mund të dal jashtë kornizës institucionale./tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments