4.4 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaEkonomiKurti: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror...

Kurti: Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në Evropë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje mbledhjen e rregullt, ku ka marrë disa vendime.

Në mesin e vendimeve të kësaj mbledhje, është edhe aprovimi i Raportit mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror.

Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se ky raport evidenton se Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës, raporton Express.

Aty thuhet se ky borxh, më 31 dhjetor 2023, përbënte 17.52 përqind të BPV’së.

“Kemi aprovuar Raportin mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror. Ky raport evidenton se Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës, që më 31 dhjetor 2023 përbënte 17.52% të Bruto Produktit Vendor”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments