17.2 C
Tetovo
E premte, 4 Tetor, 2024
BallinaLajmeKurti kërkon dorëzimin e Radoçiqit për rikthim në dialog: BE-ja të ushtrojë...

Kurti kërkon dorëzimin e Radoçiqit për rikthim në dialog: BE-ja të ushtrojë më shumë trysni mbi Beogradin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se koha kur presidenti serb ka pasur ndikim në punët e brendshme të Kosovës “ka kaluar prej kohësh”.

Për t’u kthyer në dialog, Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të vitit të kaluar në Banjskë.

Ai në një intervistë për mediumin BNN Bloomberg i kërkoi gjithashtu BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Është dashur të ndodh dje”, ka thënë Kurti. “Unë besoj se është e mundur”, është shprehur ai.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kritikuar palët për moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, qëndroi në Kosovë e Serbi muajin e shkuar për të organizuar një takim në nivel kryenegociatorësh në Bruksel.

As nga ky takim nuk pati ndonjë rezultat konkret.

Kosova dhe Serbia vazhdojnë ta akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër vitin e kaluar.

Në rundin e dialogut të nivelit të lartë, të mbajtur më 26 qershor, Bashkimi Evropian tha se Kurti nuk ishte i gatshëm për një takim trepalësh me ndërmjetësit evropianë dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti i paraqiti tri kushte për rikthim në tryezën e negociatave.

Përveç dorëzimit të Radoiçiqit, Kurti ka kërkuar që Serbia të tërhiqet nga letra që kishte dërguar në bllokun evropian ish-kryeministrja Ana Bërnabiq, përmes së cilës Beogradi shprehu rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Kurti ka kërkuar që kjo marrëveshje, e arritur vitin e kaluar të nënshkruhet. /Reporteri.net/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments