14.2 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Tetor, 2024
BallinaLajmeKurti ka deklaruar pasurinë, 119 euro para në bankë, banesat 650 mijë...

Kurti ka deklaruar pasurinë, 119 euro para në bankë, banesat 650 mijë euro në emër të gruas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022.

Ai në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit ka treguar se bashkëshortja e tij e ka një banesë prej 67 metrave katror, të cilin e ka blerë në vitin 2018, dhe ka vlerën e 400 mijë eurove.

“Lidhur me seksionin për deklarimin e numrit të parcelës në “Hapi 4”, ju njoftoj se bashkëshortja nuk e posedon banesën por të drejtat e banimit në lagje. Apartamenti figuron me këto informata: “Share number: A169” dhe “Apartment number: 2070”, shkruan Kurti tek të dhënat tjera në formularin e pasurisë, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndërsa ka zbuluar se vet jeton me qira, dhe se para të gatshme i ka 119 euro në bankën NLB në Kosovë, dhe 10 mijë euro të tjera në bankën DNB në Norvegji.

Kryeministri në deklarimin e tij e ka zbardhur edhe rrogën e tij vjetore e cila është 16 mijë e 647 euro, ndërsa bashkëshortja e tij, Rita, pagën vjetore e ka 46 mijë e 989 euro, shkruan Gazeta Insajderi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments