11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti i’a përmend Banjskën Vuçiqit dhe i kërkon ta njeh Kosovën

Kurti i’a përmend Banjskën Vuçiqit dhe i kërkon ta njeh Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Samitin Ballkan Perëndimor-BE që po mbahet në Shkup, ka shfrytëzuar fjalën e tij për të thumbuar presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Kurti ka thënë se që rajoni të përparojë dhe që njerëzit të afrohen me njëri-tjetrin, duhet që të ndalen kërcënimet e sigurisë.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se për integrim dhe rritje të shkëmbimeve tregtare duhet pasur besim reciprok dhe raporte normale, por shton se kjo s’mund të ndodh nëse liria e mallrave shfrytëzohet për të transportim të armatimit e municionit apo për të financuar sulme terroriste, duke e lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe shumën masive të armatimit që ka hyrë nga Serbia në Kosovë.

Tutje ka thënë se normalizimi i raporteve bazuar në njohje reciproke është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.“Për rajonin, që të integrohet ekonomikisht dhe që qytetarët të afrohen, kërcënimet e sigurisë duhet të ndalen. Integrimi I thellë dhe rritja e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve kërkon besim reciprok dhe raporte normale. Kjo s’mund të ndodh nëse liria për mallrat shfrytëzohet për lëvizje të armatimit apo për të financuar sulme terroriste. Normalizimi I raporteve bazuar në njohje reciproke mendoj se është çelësi për të zhbllokuar potencialin e rajonit dhe për të rritur mirëqenien e qytetarëve tonë. Anëtarësimi në BE është zgjedhje”, ka thënë Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments