5.3 C
Tetovo
E martë, 17 Dhjetor, 2024
BallinaOpinion“Kurti e sfidoi Prokurorinë”, Bedri Elezi-ekspert i sigurisë: Mosparaqitja e tij para...

“Kurti e sfidoi Prokurorinë”, Bedri Elezi-ekspert i sigurisë: Mosparaqitja e tij para “Speciales” duhet të ndëshkohet

Respekti i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për sistemin e drejtësisë në vend është treguar me mosparaqitjen e tij këtë të hënë në Prokurorinë Speciale.

Ai kishte detyrim të paraqitej në orën 9.30 minuta të kësaj të hëne, një detyrim ligjor të cilin kryeministri Kurti e shkeli, me arsyetimin se ndodhet në udhëtim jashtë vendit.

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi i ftuar në “Ballkan Update” në ABC News u shpreh se ky veprim tregon që kryeministri i Kosovës po tenton të sfidojë hapur organet e  Prokurorisë Speciale.

Jemi shumë të shqetësuar, që kryeministri i Kosovës, në një farë forme e sfidoi Prokurorinë me mospërgjigje ndaj ftesës për t’u intervistuar sot në orën 09:30. Nuk pamë ndonjë veprim konkret dhe të prokurorisë, që të tregonte se do ishte më e ashpër”, tha ai.

Me këtë shpërfillje, Elezi thotë se Kurti po përcjellë mesazhin se nuk e njeh këtë institucion, ndaj të cilit kanë obligim të gjithë të japin llogari.

Ai theksoi se Kurti është thirrur në cilësinë e të dyshuarit, por gjatë marrjes në pyetje, situata e tij mund të rendohet dhe ka gjasë që të përfundojë si peron i dyshuar për çështjen e “rezervave shtetërore”.

“Kryeministri i Kosovës ka dashur të tregojë, siç nuk e ka njohur shtetin kur ka qenë në opozitë, edhe sot ka treguar se nuk e njeh atë institucion. Kurti tregon se nuk e njeh shtetin dhe institucionin në fjalë. është një përpjekje për ta mbrojtur veten, sepse është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, dhe gjatë marrjes në pyetje mund të ndryshohet cilësia, dhe mund të kalojë në cilësinë e të dyshuarit. Të dyshuarit kanë qenë nën varësinë kryeministrit dhe nuk besoj se kanë kryer veprime pa lejen e kryeministrit”, tha ai./abcnews.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments