-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti e quan të padrejtë përjashtimin nga 'Defender Europe 23'

Kurti e quan të padrejtë përjashtimin nga ‘Defender Europe 23’

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke iu referuar situatës në veri, ka thënë se dëshiron që gjërat të zgjidhen sa më shpejtë që të jetë e mundur, por kjo gjë nuk varet vetëm nga ne.

“Serbia duhet të ndërpresë mbështetjen për milicinë që shkaktoi protesta në veri të Kosovës muajin e kaluar dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht përpara se qeveria të shqyrtojë lehtësimin e qëndrimit të saj,” tha kryeministri Albin Kurti në një intervistë telefonike për Bloomberg.

“Ne nuk mund t’i nënshtrohemi si një republikë demokratike kësaj milicie të dhunshme,” tha ai. “Ne duam që gjërat të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur, por ju e dini se kjo nuk varet vetëm nga ne”.

Duke denoncuar kritikat e aleatëve si ‘të padrejta’,  Bloomberg shkruan se Kurti e bëri të qartë se qeveria e tij nuk tërhiqet, pavarësisht presionit në rritje nga SHBA dhe Evropa.

“Nuk është mirë të bullizosh Kosovën”, tha ai. “Sa herë që Shtetet e Bashkuara kërkojnë diçka nga ne, ne nuk pyesim pse, por vetëm kur dhe si,” shtoi ai, duke e quajtur përjashtimin nga stërvitjet ushtarake si ‘të padrejtë’

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments