Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Sipas njoftimit, gjatë bisedës, ata diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale dhe fqinjësore. Vëmendje e veçantë iu dha situatës së krijuar në të dy vendet pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
Kurti dhe presidenti Pendarovski i komunikuan njëri-tjetrit gjendjen me COVID-19, masat që institucionet qeverisëse të vendeve respektive kanë ndërmarrë për luftimin dhe menaxhimin e kësaj pandemie, dhe rimëkëmbjen pas saj.
Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm, por veçanërisht në kohë të sotme.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për marrëdhënie bilaterale me fqinjët e saj dhe të jetë faktor kyç dhe kontribut-dhënës në regjion”, thuhet në njoftim