3.1 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeKurti e Ahmeti u dakorduan për menaxhim të përbashkët të kufijve

Kurti e Ahmeti u dakorduan për menaxhim të përbashkët të kufijve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti së bashku me një delegacion ministrash të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u pritën në takim nga kryeministri, Albin Kurti, në orët e vona të së shtunës.

Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për situatën me pandeminë, gjendjen nëpër institucionet shëndetësore dhe mundësinë e lehtësimit të masave.

Si tjetër pikë diskutimi gjatë këtij takimi ishin dhe rruga Tetovë – Prizren, autostrada Prishtinë – Shkup, menaxhimi i përbashkët kufitar, qendra e përbashkët turistike në Kodër të Diellit dhe Brezovicë, situata politike në rajon, dialogu midis Shkupit dhe Sofjes, Beogradit dhe Prishtinës dhe te tjera.

Siç bëhet e ditur në komunikatë të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar për lidhjen e dy autostradave tona Prishtinë – Bllacë – Shkup, projekt ky me shumë prioritet për të dy palët e që pritet të përfundojë së shpejti.

Ahmeti dhe Kurti gjithashtu dakordësuan hapat intensiv rreth menaxhimit të përbashkët të kufijve dhe prezantimit të përbashkët të kapaciteteve turistike midis Kodrës së Diellit dhe Brezovicës.

Pjesë e bisedës mes Ahmetit dhe Kurtit ka qenë dhe dialogu Kosovë – Serbi, proces ky që duhet të përmbyllet sa më shpejtë me njohje të ndërsjellë mes dy vendeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe prosperitetit të vendit dhe për një të ardhme më të mirë për qytetarët, pasi që sipas të dy bashkëbiseduesve i gjithë Ballkani Perëndimor vendin e ka në familjen e madhe europiane, në paqe të qëndrueshme, siguri, stabilitet.

Dy palët në fund kanë pasur një darkë miqësore./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments