Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se digjitalizimi i Jurisprudencës, mundëson efikasitet, transparencë dhe meritokraci. Ai ka thënë se transparenca është një faktor i rëndësishëm që vjen si rezultat i digjitalizimit, teksa këtë proces e ka quajtur “mjet të fuqishëm” në luftën kundër korrupsionit, raporton Ekonomia Online.
Në lansimin e digjitalizimit të jurisprudencës, Kurti ka thënë se ky shërbim qeveritar është një domosdoshmëri për çdo vend që synon të ecë përpara në rrugën e zhvillimit dhe të modernizmit.
“Sot më shumë se kurrë digjitalizimi po e transformon jetën tonë dhe mënyrën se si ne ndërveprojmë me shërbimet publike. Kjo epoka e re teknologjike ka sjell me vete përparësi të shumta të cilat mund ta ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si qeveritë i shërbejnë qytetarëve të vetë. Për këtë arsye digjitalizimi i shërbimeve qeveritare është një domosdoshmëri për çdo vend që synoj të vëmë përpara në rrugën e zhvillimit dhe të modernizmit. Jurisprudenca si pjesë e digjitalizimi të sistemit te licencimit, tejet i rëndësishëm drejt efikasitetit, transparencës, suksesit dhe meritokracisë”.
“Forcimi i profesioneve të lira, përmes fuqizimit të qasjes në drejtësi si pjesë e programit tonë qeveritar dhe një nga objektivat strategjike është gjithsesi prioritet i yni. Është pjesë edhe e misionit tonë të përbashkët, për sundimit të ligjit dhe funksionim të shtetit të së drejtës. Lansimi i modulit të digjitalizimit të jurisprudencës, ky modul i cili përfshin edhe veprime paraprake procedurale që nga forma e aplikimit për dhënien e provimit dhe kryerja e pagesës qytetarëve, respektivisht juristëve ju shërben dhe mundëson qasje më të lehtë, me të shpejt për aplikim dhënie të provimit dhe pajisje me certifikata. Përveç modulit të jurisprudencës, digjitalizimi i këtillë është bërë edhe në noteri, ndërmjetësim dhe në përmbarim privat. Transparenca është një faktor tjetër i rëndësishëm që vjen si rezultat i digjitalizimit e që është mjet i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Kurti.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, theksoi se ky lansimi i këtij modeli është një hap i rëndësishëm dhe një mënyrë shtesë se si i menaxhojmë këto procese.
“Reformat kanë qenë të shumta, digjitalizimi është vetëm njëra nga to. Së fundmi e kemi adresuar edhe një shqetësim, atë për numrin e noterëve, dhe pas trajnimit që do të nisë shpejtë me ta, do të nisin punën në ofrimin e shërbimeve. Ka për qëllim të thjeshtësoj procedurat administrative dhe të luftoj burokracinë, që janë thelbësore në funksionimin e shtetit ligjor”, theksoi ajo.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, tha se kushdo që deri sot e ka kryer provimin e jurisprudencën mbanë mend, vështirësitë dhe burokracinë e këtij procesi.
“E gjithë reforma në drejtësi, duke përfshirë edhe digjitalizimin, është për rritur cilësinë e shërbimeve dhe lehtësirave për të gjitha, prandaj lansimi i këtij moduli rrit transparencën, efikasitetin dhe për t’i dhanë një garanci qytetarit të vendit se një shërbim që kërkon edhe profesional, transparent dhe i dinjitetshëm”, theksoi Zogaj.
Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Johannes Madsen, ka thënë se ky lansim është një arritje e madhe nga e cila do të ketë përfitime të shumëfishta.
“Sot po festojmë një arritje të madhe të një rrugëtimi të përbashkët dhe ne si BE kemi pasur nderin që kemi përkrahur MD-NË. Ky modul paraqet një hap përpara dhe transformues për t’u ndihmuar profesionistëve dhe juristëve për t’u integruar në kornizën ligjore. Përfitimet janë të shumëfishta, ky rrugëtim do të jetë për operimi me efikase, por krijon edhe proces me transparent që do të sjell përmirësime për të gjitha palët e përfshira”, ka thënë ai.