8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 mars në Shkup

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 mars në Shkup

Pas përfundimit të takimit të sotëm në Bruksel pa marrëveshje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 18 mars në Shkup.

Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti serb para mediave, me të përfunduar takimi i tij me Kurtin.

Kjo për shkak se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në atë datë gjendet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

“Në datën 18, duhet të shihemi në Maqedoninë e Veriut, kur z. Borrell të vizitojë rajonin. Deri atëherë duhet të flasim me Lajçakun për çështjet për zbatim”, tha Vuçiq para gazetarëve.

Takimin trepalësh në mars, e konfirmoi në konferencë për media edhe Borrell, i cili tha se dy liderët e palëve e kanë pranuar propozimin evropian, i njohur ndryshe si plani franko-gjerman./arbresh.info

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments