Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti që në emër të institucioneve ka dënuar sulmin e sotëm që ndodhi nga grupi terrorist Hamas.
“Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!”, ka shkruar në shqip, Ziv.
Kurti dënoi këtë sulm që si pasoi pati 70 viktima
“Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit”, kishte shkruar Kurti.
Ju faleminderit shumë, Shkëlqesia Juaj z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës!
🇮🇱🤝🇽🇰 https://t.co/AGO5d9dkWE— Tammy Ziv 🇮🇱 (@AmbTammyZiv) October 7, 2023