Brenda ndërtesës së Qeverisë ka filluar takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti , përcjell TV21. Delegacioni kosovar është i përbërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Nga qeveria kanë njoftuar se fillimisht do të ketë takim tete-a-tete Kurti-Mickoski, më pas pritet takim i delegacioneve qeveritare.
Është njoftuar po ashtu për konferencë të përbashkët për shtyp mes Kurtit dhe Mickoskit.