5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKurti: Aeroporti i vjetër do të shndërrohet në terminal doganor shtetëror

Kurti: Aeroporti i vjetër do të shndërrohet në terminal doganor shtetëror

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka vizituar aeroportin e vjetër të Prishtinës.

Nga aty Kurti tha se kjo hapësirë e aeroportit është e përshtatshme për terminal doganor.

“Erdha bashkë me ministrin e Financave Besnik Bislimin që ta vizitojmë aeroportin e vjetër të Prishtinës, i cili është i përshtatshëm për hapësirën që e ka dhe infrastrukturën që posedon për ta shndërruar në terminal doganor”.

“Që nga nëntori i vitit 2013, ky objekt nuk shfrytëzohet dhe është një objekt i përshtatshëm për terminal doganor për regjionin e Prishtinës, në mënyrë që doganierët e regjionit të Prishtinës të vijnë këtu dhe terminali doganor siç është normale të jetë jo vetëm në shtet, por edhe i shtetit”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë tha se në vend që të shfrytëzohet ky objekt, kjo gjë nuk po ndodh, raporton EO-ja.

“Terminalet private kanë tarifa të larta për kamionët, por edhe e privojnë arkën tonë shtetërore. Diku 37 milionë euro i kanë të hyra 10 terminalet në pronësi private. Le t’ia fillojmë me këtë terminal doganor këtu në Prishtinë, që është pak a shumë edhe gjeografikisht edhe në mes të Kosovës, për të vazhduar pastaj edhe në Mitrovicë dhe në Vërmicë. Qeveria e Republikës së Kosovës, unë si kryeministër në detyrë dhe ministri i Financave shprehin interesimin që në një kohë sa më të shkurtër ta funksionalizojmë këtë ndërtesë për terminalin doganor të shtetit”, ka thënë ai.

Kurti tha se është i interesuar që sa më shpejt të vihet në funksion si terminal doganor ky objekt.

“Ne jemi të interesuar që t’i kryejmë të gjitha procedurat ligjore, në mënyrë që sa më shpejt në regjionin e Prishtinës aeroporti i vjetër të bëhet terminal doganor”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments