-0.2 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeKur ish Reis Ulema Sulejman Rexhepi ishte i krejtve : A thua...

Kur ish Reis Ulema Sulejman Rexhepi ishte i krejtve : A thua me kë bashkëpunon BDI …?

linku https://balkan-news.atavist.com/sulejman-rexhepi-a-thua-me-k-bashkpunon-bdi-prve-me-moskn-e-beogradin

Balkan-News

Me vite të tëra opinioni Shqiptar në Maqedoni po terrorizohet me deklaratat kontradiktore dhe skandalet e Sulejman Rexhepit.


Ky person është shëndruar në njeriun më të urrejtur në mesin e gjithë Shqiptarëve, nuk egziston lajm në portale dhe rrjetet sociale ku është përmendur emri i tij e që lexuesit nuk e kan bombarduar me komente duke e sharë dhe duke shprehur mllefin e tyre, për keqpërdorimet e shumta finansiare, për lutjen që i bëri Allahut ta bekon Gruevskin, për lojërat e pista me partit politike, për orën rolex që i kushton mbi tridhjet e pesë mijë euru, për fotografit dhe vdieo materialet me vetura luksoze të djemve të tij. etj.


Me të drejtë shumë lexues dhe njohës të rrjedhave fetare në Maqedoni pyesin se a është Sulejman Rexhepi një Ujk i vërtet i cili mundi të kafshon kundërshtarët e tijë për vdekje, faktorin politik, dhe faktorin ndërkombëtar, apo Sulejman Rexhepi është vetëm një lëkur Ujku e mbushur me kashtë që po përdoret nga politika për të frikësuar qent e zgjebosur??

Sulejman Rexhepi përpos që vetë e uzurpoi postin e kryetarit të Bashkësis Fetare Islame me ndihmën e PDSH-së dhe të Menduh Thaçit, ai tentoi që edhe vëllaun e tij Fari Rexhepin ta bënë kryetar i komunës së Sarajit, ku në vitin 2009 ai ishte kandidat në zgjedhjet lokale, por humbi thellësisht sepse banorët e Sarajit e njihnin shum mirë familjen e Sulejman Rexhepit e cila ndër vite kishte bredhur duke manipuluar dhe tradhetuar po thuaj se të gjitha partit politike Shqiptare.

Ju ftojmë të shikoni në këtë video se çfar deklaron Sulejman Rexhepi për Menduh Thacin tani në vitin 2015, dhe më pas lexoni komunikatën e Bashkësis Islame të nënshkruar nga Sulejman Rexhepi në vitn 2008 se çfar kishte deklaruar për BDI-në dhe PDSH-në?

Sulejman Rexhepi thotë se Menduh Thaçi e ka pregaditur sulmin në BFI

BDI fabrikon trillime
Ka kohë që Bashkësia Islame e Maqedonisë është bërë cak i skifterëve partiak të Bashkimit Demokratik për Integrim të cilët me instrukcionet e shefit të tyre Ali Ahmeti po përpiqen të poentojnë në fushatën e  ndyer zgjedhore që ky subjekt politik po e zhvillon. 
Gjithnjë në interes të uljes të tensioneve në shoqërinë shqiptare dhe muslimane në përgjithësi, pykat dhe goditjet e ulëta jemi përpjekur ti amortizojmë në heshtje, pa i fryer zjarrit, me urtësi, pikërisht si i ka hije institucionit të vetëm fetar islam në vend, duke u mbështetur në parimet e shenjta kuranore të cilat urdhërojnë maturinë dhe butësinë bile edhe ndaj të paditurve dhe qëllimkëqinjëve. Ky reagim i yni është i provokuar nga veprimet e vazhdueshme jokorekte të Bashkimit Demokratik për Integrim si ndaj Bashkësisë Islame të Maqedonisë ashtu edhe ndaj të gjithë besimtarëve muslimanë në vend. Më saktësisht, shkas i drejtëpërdrejtë i reagimit tone është ofendimi që i bëhet BIM në një pamflet të BDI të botuar në të përditshmen “Lajm”, ditë e martë, 27 maj, në të cilin, në pikën 15 na imputohet një gënjeshtër e kulluar që prek thellë në dinjitetin e BIM, në traditën e sajë 600 vjeçare dhe në pavarësinë me të cilën krenohet. Në pikën e inkriminuar thuhet tekstualisht: “ Gjatë qeverisjes së PDSH, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë u bë degë partiake e kësaj partie”. Kjo insinuatë, mjerisht, flet shumë për konstruktin moral e mental të njerëzve të BDI dhe tregon qartë se ajo shërbehet me trillime dhe fabrikime të gënjeshtrave mbi të cilat përpiqet ta ndërtojë edhe ofertën e vetë politike për elektoratin i cili duhet ta votojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sëkëndejmi, Bashkësia Islame e Maqedonisë, është e shtrënguar t’ia përkujtojë opinionit më të gjërë vetëm disa detaje të cilat flasin vetvetiu për qëndrimin ofendues e mohues të BDI ndaj fesë islame, ndaj besimit e ndaj besimtarëve, ndaj institucionit të vetëm fetar që përkujdeset për organizimin e jetës fetare islame. – Gjatë konfliktit të vitit 2001 BIM ishte institucioni më i dëmtuar. Atëherë u rrënuan 57 xhami në bodrumet e të cilave shpesh janë strehuar “trimat” e Ali Ahmetit. Të gjitha ato u meremetuan nga popullata dhe nga BIM, pa asnjë metelik nga BDI e cila ishte katër vjetë në pushtet. Si kuriozitet po e përmendim xhaminë e Haraçinës rreth të cilës BIM akoma është në kontest gjyqësor kurse pala tjetër po mban qëndrim se aty nuk ka pasur luftë. Ky qëndrim është që nga koha e pushtetmbajtjes të BDI, por ajo s’doli të dëshmojë se ka pasur apo nuk ka pasur luftë në Haraçinë.
 – Në maj të vitit 2003, radikalët islamik si logjistika e BDI hyjnë me kallashë në Bashkësinë Islame dhe marrin vendime pune.
– Në vitin 2004/2005, ish Reisul Ulema Arif Emini, selinë e BIM e pati transferuar në Reçicë, në selinë e BDI, pranë kabinetit të Ali Ahmetit. Si duket, atë kohë e dëshiron BDI.
– Në shtator të vitit 2004, në selinë e BIM i bëhet presion me bomba Reisul Ulema Arif Eminit.Askush nuk ndërmer masa kundëtr kriminelëve.
– Në qershor të vitit 2005 sulmohet Kuvendi dhe kuvendarët e BIM në mënyrën më mizore nga ana e kriminelëve të BDI. Gjurmët që i lane plumbat e tyre ende qëndrojnë aty.
– Në korrik të vitit 2005 sulmohen dhe rrahen imamët e Shkupit. Sulmuesit ishin njerëz të BDI. 
– Me 24 shtator 2005, shefi i kabinetit të zëvendësministrit të policisë arreston funksionarë dhe hoxhallarë, e mbush një autobus me të ashtuquajtur “kuvendarë” dhe në Strugë mbahet Kuvendi më bizar në historinë e BIM. Rrënohet autonomia e BIM. Dëshmitarë janë një autobus i tërë hoxhallarësh e funksionarësh.
 Nga ana tjetër,nga ardhja e PDSH në pushtet në vitin 2006, BIM ka marrë ndihma konkrete për 30 xhami nga Ministria e Kulturës dhe ministri Arifhikmet Xhemaili në vlerë prej 200 mij euro.
– Medreseja “Isa Beu” u ndihmua po nga kjo ministri me njëqindmij euro.
– U miratua Ligji për mësim besim fetar të cilin BDI e pati eliminuar në vitin 2003.
– Fakulteti i Shkencave Islame u akreditua dhe tërësisht do të finansohet nga buxheti shtetëror.
– Ministria e Ekologjisë dhe ministri Xhelil Bajrami kanë bërë rregullimin e parkut të Medresesë dhe të disa xhamive.
– PDSH ka filluar për here të parë të ndryshojë gjërat në drejtim të kthimit të vakfeve.
– Dukshëm është lehtësuar procedura e udhëtimit të haxhinjëve kurse Ministri i Shëndetësisë Ymer Selmani ka siguruar shërbimet mjekësore për haxhilerët falas.
-Kryetari i ri i PDSH, me të pranuar postin, deklaroi publikisht se kërkon bekimin e BIM për punën e
vetë të ardhme.
-Për here të pare një Kryeministër merr pjesë në kremtimin e Bajramit në xhami.
-BIM deklarohet me betim në Allahun e Plotëfuqishëm se PDSH asnjëherë nuk është përzier në punët
e mbrendshme të sajë.
Lidhur me të gjitha që u përmendën më lartë, BIM nuk mund të mos shprehë falenderimin e vetë ndaj
subjektit politik shqiptar që tregoi gadishmërinë për ta ndihmuar institucionin i cili përkujdeset për mbarëvajtjen e jetës fetare të mbi një milion besimtarëve muslimanë në Maqedoni. 
Por, kjo kursesi nuk do të thotë se “BIM është bërë degë partiake e PDSH…”. Përkundrazi, do të thotë  shprehje e komunikimit bashkëkohor e të kulturuar, do të thotë qëndrim parimor dhe synim drejtë një qëllimi që ka për objektiv avancimin e pozitës së përgjithshme të popullit tonë.Sjelljet dhe qëndrimet
dashakëqia të BDI na bëjnë të mendojmë se BDI është shumë large nga këto synime..Ndryshe,për të mos i mbetur borxh këtij subjekti politik shqiptar që përcaktimet i ka dukshëm antifetare, po theksojme se BIM ka kontinuitet dhe traditë gadi gjashtëqind vjeçar në këto hapësira, medreseja “Isa Beu” vitin e kaluar ka kremtuar një jubile të rallë-530 vjetorin e ekzistimit,kurse “elektorati” i sajë e kalon një milionshin.
Për këtë shkak dhe për shkak të mentalitetit të vetë provincial,BDI mbetet fuqi minore në krahasim me Bashkësinë Islame të Maqedonisë.
 Për fund, nëse BDI i lejon vehtes, krejtësisht pa argumente, të na akuzojë se qenkemi shndëruar në degë partiake të një partie të caktuar, ne do të bëjmë publike dilemën që e kemi një kohë më të gjatë e për të cilën mund të gjenden një mori argumentesh: A thua me kë bashkëpunon BDI përveç me Moskën e Beogradin ?
Shikuar nga individë e organizata të dyshimta të miljeut radikal islamik me të cilat kjo parti mban lidhje të ngushta, nuk do të jetë befasi nëse zbulohet se BDI është bërë degë partiake e Al Kaedës.

Bashkësia Islame në Maqedoni
Kryetar Reis ul ulema haxhi Sulejman ef. Rexhepi
qershor, 2008

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments