-5.8 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeKunovska: Edhe Komisioni për Antikorrupsion mban raste në sirtar

Kunovska: Edhe Komisioni për Antikorrupsion mban raste në sirtar

Ish deputetja e LSDM-së dhe ish këshilltare e kësaj partie në Qytetin e Shkupit, Sofija Kunovska, hedh dyshime të rënda lidhur me “qarqet e korrupsionit” që ekzistojnë në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, pjesë e këtyre qarqeve është edhe vetë Komisioni për Antikorrupsion, që ngjashëm si gykatat dhe prokuroria mban në sirtar raste që dyshohen për korrupsion. 

“Asnjë krim në Maqedoni nuk është pa dijeninë, pjesëmarrjen dhe pëlqimin e lidershipit të partive politike, prokurorisë publike dhe gjykatave. 

Edhe në institucionin më të besueshëm – Komisioni Kundër Korrupsionit (KKK), ka raste që janë në sirtar për një kohë të gjatë.Është rrethi që na fundos të gjallë në rërë.

Korrupsioni dhe krimi në Maqedoni nuk janë incident, por dukuri e rregullt.

Për këtë arsye, sot qytetarët, para syve të të cilëve është grabitur shteti në dy dekadat e fundit, me shumë skepticizëm shikojnë të ashtuquajturën listë e zezë që i “lëviz” gjërat në një nivel simbolik”, shkruan Kunovska. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments