-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKundërshtimi po bëhet për t’i larguar shqiptarët”, Grubi për Kosovapress: Opozita do...

Kundërshtimi po bëhet për t’i larguar shqiptarët”, Grubi për Kosovapress: Opozita do qeveri monoetnike

Ministrat e Ali Ahmetit i kanë dorëzuar dorëheqjet në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ato janë të kushtëzuara dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm pasi opozita maqedonase të votojë ndryshimet kushtetuese në Parlament. Zëvendëskryeministri shqiptar, Artan Grubi, tha se VMRO-DMPNE po synon krijimin e një qeverie monoetnike “ndoshta me ndonjë parti të vogël vazale shqiptare, me shqiptarë të preferuar nga ana e tyre, apo si në kohën e okupimit serb të Kosovës kur i quanin ‘shqiptarë të ndershëm”.

Pasi formalizuan procesin e dorëheqjeve, Grubi i tha KosovaPress-it se ndryshimi teknik i Qeverisë nuk i bën dëm askujt dhe sipas tij po bëhet në të mirë të vendit në mënyrë që të arrhet integrimi evropian.

“Për ne është shumë më me rëndësi integrimi në Bashkimin Evropian, sesa që është pushteti dhe pjesëmarrja në pushtet dhe prandaj themi që ky është një nga prioritetet absolute të shqiptarëve dhe qytetarëve të vendit tonë, dhe e ndërmorëm këtë hap pa asnjë hamendje porsa e kërkoi opozita dhe tashmë sot e formatizuam dhe ja dorëzuam dorëheqjet tona të shkruara dhe të firmosura, kryeministrit të Qeverisë”, tha Grubi.

Me largimin nga Qeveria, BDI heq dorë nga disa premtime elektorale, përfshirë edhe 100 ditëshin e kryeministrit shqiptar.

Lidhur me këtë, Grubi thotë se çështjet e tjera mund të presin për mandatin tjetër por jo edhe integrimi në BE.

Zgjedhjet e rregullta në Maqedoninë e Veriut mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, dhe sipas Grubit, opozita maqedonase mund të qeverisë deri në atë periudhë apo edhe vendi të shkojë menjëherë në zgjedhje pas ndryshimeve kushtetuese.

“Zgjedhjet e rregullta i kemi në pranverën e vitit të ardhshëm, VMRO-DPMNE, nëse do mund t’i votoje ndryshimet kushtetuese dhe menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nëse do mund të qeverisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta për parlament si dhe për zgjedhjen e presidentit të shtetit, si do që ata duan, çfarëdo qoftë kushti që ata mund të parashtrojnë ne jemi të gatshëm ta pranojmë vetëm me kusht që ata ta votojnë ndryshimin e Kushtetutës në Kuvend”, tha ai.

Grubi tha se problemi i VMRO-DPMNE është barazia e shqiptarëve me maqedonasit dhe sipas tij kjo është arsyeja pse po e do BDI-në jashtë ekzekutivit.

“Problem për opozitën maqedonase paska qenë barazia e shqiptarëve me maqedonasit dhe me komunitetet tjera, asgjë tjetër nuk është problem, as çështja me Bullgarinë, as çështja me Greqinë, as çështja me Serbinë, por i vetmi problem i opozitës që po del në sipërfaqe është barazia të cilën po e synojnë dhe po e arrijnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, tha Grubi.

Intervista e plotë është në sistemin me parapagim.

Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë dhe një prej kërkesave të kësaj të fundit ka qenë ndryshimi i Kushtetutës dhe përfshirja e komunitetit bullgar si komunitet i veçantë në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut. Në kushtetutë aktualisht janë shqiptarët, maqedonasit, vllehët, romët, boshnjakët, turqit e serbët.

Por për ndryshime kushtetuese nevojiten 80 nga 120 vota të deputetëve.

Aktualisht shumica parlamentare, me të gjitha partitë shqiptare tjera, numërojnë 74 vota derisa mungojnë edhe gjashtë tjera për të bërë ndryshimet kushtetuese, të cilat po kërkohen të opozita maqedonase, VMRO-DPMNE.

Vendi i ka hapur negociatat me Bashkimin Evropian një vit më parë, ndërsa në nëntor të këtij viti përfundon procesi i skriningut dhe korniza negociuese nënkupton që në këtë fazë të bëhet ndryshimi i Kushtetutës…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments