Më 27.05.2024 në ora 22.20 në SPB-Tetovë, 43-vjeçarja
nga Gostivari ka raportuar se në afërsi të Bërvenicës së Tetovës
është sulmua fizikisht nga partneri i saj B.M. (40) nga Banjica e
Gostivarit. Janë marrë masa për të pastruar dhe dokumentuar
çështjen.
……
Më 27.05.2024 në orën 10.00 në DPB Gostivar, një grua
42-vjeçare nga Strumica, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar,
ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga partneri i saj M.D. nga
një fshat i Gostivarit. Janë marrë masa për të pastruar çështjen.
……
Më 27.05.2024 në orën 10.50 në DPB-Gostivar është
raportuar se në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, pranë livadheve të
Senës, një automjet pasagjerësh ,,folkswagen Golf” me shenja
regjistrimi të Gostivarit, të drejtuar nga T.M.(76) nga Gostivari, ka
humur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të
rënda trupore ka pësuar bashkëudhëtarja L.M. (49) nga Gostivari
të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Inspektimin në
vendin e aksidentit e ka kryer ekipi nga DPB Gostivar.
……
Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga
SPB-Tetovë për siguri më të madhe të rendit dhe trafikut, dje (28-
maj) në periudhën nga ora 07 deri në 15, është kryer kontrolli i
veprimit ndaj këmbësorëve dhe sjelljes së tyre në trafik. Në
kontroll, janë zbuluar dhe sanksionuar 22 këmbësorë (TE-19 dhe
GV-3). Shumica e këmbësorëve 18 (TE-15 dhe GV-3) kanë kaluar
rrugët jashtë vendkalimeve të shënuara, dhe 4 (TE) nuk
respektonin sinjalizimin ndriçues të trafikut. Për të gjithë shkelësit
janë përgatitur me gjoba në para me vlerë prej 40 dhe 50 euro, si
dhe ftesa për praninë e të ashtuquajturave mësime të trafikut.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithashtu edhe 5 (TE) lloje të
tjera të trafikut.
SPB-Tetovë apelon këmbësorët që të shikojnë kur dhe ku
kalojnë rrugët dhe si lëvizin në rrugë ku nuk ka trotuare të
formësuara dhe shoferët gjithmonë dhe kudo u japin atyre
përparësi, gjegjësishtë ti lëshojnë këmbësorët që të kalojnë
rrugën, duke kontribuar kështu në sigurinë e tyre personale dhe
sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.
……