Më datë 31.07.2024 në ora 00:10, në autostradaën Gostivar-
Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria
personin S.L.(41) nga Zhelina e Tetovës, për arsye se gjatë
kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës së tij ,,BMW” me targa të
Tetovës, në të cilën kishte qëntruar tek ai është gjetë lëndë pluhuri
e bardhë. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të
mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 31.07.2024 në ora 00:00 në SPB-Tetovë, një vajzë
25-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se rreth orës 22:00
në Tetovë, ish-partneri i saj H.A (31) nga Tetova ka kryer sulm
seksual. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e
rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresë përkatëse.
……
Më datë 31.07.2024 në ora 02.10 në DPB-Gostivar është
raportuar se personi B.Z (44) nga Negotina e Gostivarit, i cili
drejtonte automjetin e pasagjerëve ,,Ford” me targa të Gostivarit,
është sëmurë në rrugën ,,Llazar Lazarevski” dhe ka humbur
kontrollin ndaj veturës së tij dhe ka goditur një automjet të parkuar
,,Nissan” me targa të Gostivarit, të parkuar nga personi A.S (62)
nga Gostivari. Ai është transportuar në Qendrën Mjekësore në
Gostivar, ku nga ana e mjekut ka konstatuar vdekjen. Për
ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa në vendin e
ngjarjes këqyrje kanë kryer ekipi i DPB-Gostivar.
Më datë 30.07.2024 në ora 17.15 në Gradec të Gostivarit,
zyrtarët policorë të NjP-Gallatë kanë privuar nga liria K.N.(54) nga
Gradevi i Hostivarit e cila ka treguar sjellje agresive ndaj tyre deri
sa po kryenin veprimet zyrtare. Gjegjësisht, duke vepruar sipas
kallëzimit të mëparshëm nga një vajzë 25-vjeçare nga Gostivari
se K.N. dhe djali i saj F.N., me të cilin jetonte në bashkësi
jashtëmartesore, nga data 28.07.2024 e kishin mbajtur në
shtëpinë e tyre në fshatin Gradec, kundër dëshirës së saj, ajo
është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe nuk i ka lejuar ta
marrin vajzën nga shtëpia e tyre. Pas zbardhjes dhe
dokumentimit të plotë të rastit, do të vijoj parashtresë përkatës.
…….
Më datë 30.07.2024 në ora 20:00 në SPB-Tetovë, personi
S.K (59) nga Tetova ka raportuar se në vendin e quajtur ,,Dy
Brezat” është sulmuar fizikisht nga G.S. nga Tetova. Po merren
masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 30.07.2024 në ora 20.15 në SPB-Tetovë, F.B (33)
nga Tetova ka raportuar se vajza e saj e mitur është sulmuar
fizikisht nga xhaxhai i saj A.B. nga Tetova. Janë marrë masat për
zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 30.07.2024 në ora 20:50, zyrtarë policorë nga
SPB-Tetovë kanë arrestuar personin G.S.(36) nga Tetova, i cili me
urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg.
Ai është dorëzuar në IKP-Burgu Tetovë për vuajtje të dënimit.
……
Më datë 30.07.2024 në ora 16:00 në SPB-Tetovë, një 50
vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar
nga personi H.I. (32) nga rrethina e Tetovës për shumën prej
23.000 euro. Sipas raportit, gjatë muajit shkurt H.I. e ka
mashtruar dhe me të ka lidhur marrëveshje për shitblerje të
patundshmërisë në Tetovë me sipërfaqe të përgjithshme rreth
11.000 metra katrorë, e cila ishte në pronësi të personave të tjerë.
Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.
……..
Dje (30-korrik) në periudhën nga ora 07:00 deri në ora
12:00 në zonën e SPB-Tetovës është kryer aksion kontrollues për
sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të
parregullta dhe të kundërligjshme, gjatë të cilit 33 drejtues
mjetesh (TE-14 dhe GV-19) janë zbuluar dhe sanksionuar, nga të
cilat 29 (TE-11 dhe GV-18) kanë kryer parakalime në vendet ku
një veprim i tillë është i ndaluar. Janë sanksionuar edhe 4 (TE)
lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik. Për shoferët kundërvajtës
janë përgatitur parashtresat e parapara ligjore.
SPB-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë
rregullat, rregulloret dhe kufizimet ligjore në komunikacion, sepse
çdo veprim i parregullt dhe i kundërligjshëm në komunikacion
mund të shkatërrojë një jetë njeriu, të kenë kujdes para se të
fillojnë të kryejnë një veprim të caktuar dhe të jenë të sigurt se nuk
do të jetë i rrezikshëm për ta dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në
mënyrë që të gjithë të kontribuojmë për një trafik të sigurt dhe të
rrjedhshëm.
……