Më datë 20.05.2024 në ora 22.40 në Tetovë, zyrtarë
policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin E.I (33)
nga Kumanova, pas raportimit të mëparshëm se është sjellë në
mënyrë agresive, e ka kanosur me sende të mprehta dhe ka
tentuar ta sulmojë fizikisht gruan e tij të pakurrorëzuar, në
shtëpinë e të afërmve të saj ku ajo ishte për vizitë. Ai është
ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do
të bëhet kallëzim përkatës.
……
Më datë 20.05.2024 në ora 22:50 në DPB-Gostivar, një
banore 41-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka raportuar se rreth
orës 20:00 në shtëpinë e tyre familjare, bashkëshorti i saj B.B. ka
sulmuar fizikisht atë dhe babain e saj. Pas zbardhjes dhe
dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj B.B. do të vijojë një
parashtresë përkatëse.
…….
Më datë 20.05.2024 në ora 17:30, zyrtarë policorë nga
Departamenti i policisë-Gallatë, kanë privuar nga liria personin
A.F. i cili në ora 17.00 ka qenë i raportuar nga bashkëshortja e tij
26-vjeçare se e ka sulmuar fitikisht dhe e kishte mbyllur në një
dhomë në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në
komisariat dhe ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.
……
Më datë 20.05.2024 në ora 15:00 në SPB-Tetovë, D.S.(45)
nga Gllogja e Tetovës ka raportuar se rreth orës 10:20 në vendin
e punës në fabrikë në Bërvenicë të Tetovës, pas një debati të
mëparshëm ka qenë e sulmuar fizikisht nga kolegja e saj M.K (50)
nga Tetova. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……
Më datë 20.05.2024 në ora 12:25, gjatë një aksioni
kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kryejnë transport
publik të udhëtarëve, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë
kontrolluar autobusin “Mercedes” me targa të Prilepit, të drejtuar
nga K.D (53) nga Bllaca e Tetovës ku është konstatuar se ai
kryente transport publik të udhëtarëve pa poseduar
dokumentacion përkatës dhe ndaj tij do të pasoj parashtresa
përkatëse.
……
Më datë 20.05.2024 në ora 18:30, në SPB-Tetovë është
raportuar se në autostradën Shkup – Tetovë, në afërsi të urës mbi
lumin Vardar në Zhelinë të Tetovës, kamioni “Volvo” me shenje
kombëtare serbe, i drejtuar nga Z.J. (65) nga Republika e
Serbisë, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka
pësuar vozitësi, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të
Tetovës. Me autorizim të prokurorit publik, inspektimin në vendin e
ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.
……