9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKumtesë e LSDM-së për kartelat pagesore për qytetarët

Kumtesë e LSDM-së për kartelat pagesore për qytetarët

Gjithsej 324.479 qytetarë do të marrin kartela pagesore vendore për stimulimin e konsumit privat dhe mbështetjen e prodhimeve dhe shërbimeve të Maqedonisë.

Kartela pagesore është pjesë e paketës së tretë të masave të Qeverisë, të udhëhequr nga LSDM-ja, për të cilën janë siguruar 28 milion euro, e cila inkurajon aktivitetin ekonomik, për të rigjallëruar ekonominë e Maqedonisë në kushte të krizës së koronavirusit.

Përdoruesit e kësaj karte janë shfrytëzues të ndihmës sociale dhe njerëz të papunë, të cilët kërkojnë në mënyrë aktive punë, dhe kanë të ardhura neto deri në 60,000 denarë në periudhën janar-prill të këtij viti. Këta persona do të marrin 9,000 denarë në kartën e pagesës.

Pastaj, të punësuarit me të ardhura të ulëta, të cilët për periudhën janar-prill të këtij viti kanë fituar të ardhura vetëm në bazë të pagës dhe shtesave të pagave në shumën neto që nuk i kalon 60,000 denarë në nivelin me orar të plotë. Ata do të marrin 3,000 denarë një herë.

Kartelë me vlerë 3,000 denarë u jepet edhe të rinjve të moshës 16 deri në 29 vjeç, të cilët janë pjesëmarrës aktiv në arsimin e mesëm formal shtetëror dhe arsimin e lartë universitar.

Kartelë vendore do të marrin mbi .300 punonjës shëndetësor të angazhuar në ballafaqimin me Kovid-19, në shumë prej 40 për qind të neto pagës themelore të fundit.

Mjetet e kartelave vendore të shfrytëzohen më së voni deri më 15 gusht.

Ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar dhe mbështetur qytetarët tanë, për të ndihmuar dhe mbështetur ekonominë tonë në mënyrë që të gjithë të mund të ballafaqohemi me krizën e shkaktuar nga pande(MEDIAL)e koronavirus më lehtë dhe shpejt.

LSDM- Qendra për komunikim me opinionin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments