9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKumanovë, Dimitrievski nuk ka respektuar vendimin për izolim

Kumanovë, Dimitrievski nuk ka respektuar vendimin për izolim

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe një person i shtabit të krizës, do të dënohen me të holla pasi gjatë masës së izolimit, kanë udhëtuar në Shkup për testime. Ata kanë mundur të largohen nga shtëpia vetëm në rast të përkeqësimit të gjendjes apo të barten deri në repartin infektiv, por mjekëve amë asnjëherë nuk u janë ankuar për gjendjen e tyre. Inspektorët që gjatë mbikëqyrjes e kanë kontrolluar rrugën e lëvizjes së Dimitrievskit, kanë vërtetuar se ai ka pasur udhëzim nga spitali i përgjithshëm i Kumanovë për rëntgen të mushkërive të bardha dhe analiza laboratori në Klinikën infektive në Shkup. Me thirrje telefonike në klinikën infektive të Shkupit, inspektorët kanë zbuluar se Dimitrievski nuk është paraqitur atje për kontroll.

Është bërë shkelje apo mosrespektim të vendimit, apo të njëjtit janë larguar nga vendi i jetesës. Kjo është e dënueshme, do të shqiptohet dënim sipas Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, dhe i njëjti është prej 300 deri në 600 euro, në kundërvlerë të denarit. Shkelja e dytë që është bërë është evidenca jo e duhur në shërbimin për ndihmës urgjente mjekësore. Për veprimin e mjekëve nga reparti infektiv në Kumanovë, atje vijon mbikëqyrja profesionale e jashtëzakonshme- deklaroi Irinka Sotirova Buhova- drejtore ISHSSH

Duke ndjekur rrugën se ku ka udhëtuar Dimitrievski, inspektorët inspektuan spitalin Zhan Mitrev dhe laboratorin e Biotek dhe Sistina. Një nga rezultatet ka treguar praninë e antitrupave të virusit tek pacienti. Kryetari i Kumanovës përkundër rezultatit në klinikat private, nuk mund të regjistrohet si pacient i shëruar për shkak të testeve të parakohshme. Sotirova – Buhova sqaroi se vetëm ata pacientë që do të marrin dy rezultate negative të njëpasnjëshme pas 14 ditësh izolimi, konsiderohen të shëruar. Dhe për këtë, Dimitrievski nuk kishte nevojë të shkonte nëpër klinika, sepse shërbimet vijnë në shtëpi për të testuar pacientët. Inspektorati gjithashtu identifikoi një seri lëshimesh në qendrat lokale shëndetësore. Shërbimet profesionale në Kumanovë në dorën e tyre e kanë vërtetuar testimin e shtabit komunal të krizave për skrining. Nuk është bërë as anketë epidemiologjik mbi anëtarët e testuar.

Strishotë janë marrë në hapësirat e komunës së Kumanovës, që është plotësisht në kundërshtim me protokollet. Strisho me indikacione merren ekskluzivisht në ambientet e qendrës së autorizuar të shëndetit publik. Deri më tani, ne kemi dy shkelje se strishotë janë marrë si skrining pa anketë epidemiologjike që është në kundërshtim me nenin 27 të Ligjit për sëmundje infektive, i cili thotë se skrining nuk mund të kryhet pa lejen e ministrit. Shkelja e dytë është në marrjen e strishove në hapësirë joadekuate. Çdo pikë duhet të marrë lejen paraprake nga Ministria e Shëndetësisë- pohoi Irinka Sotirova Buhova – Drejtore e ISHSSH.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor thotë se përveç dy inspektimeve, është kërkuar edhe mbikëqyrje e jashtëzakonshme profesionale për qendrat shëndetësore në Kumanovë. Dimitrievski, i cili kishte pritur një delegacion qeveritar të përbër nga kryeministri teknik dhe tre ministra njëmbëdhjetë ditë më parë, një ditë më pas mori rezultat pozitiv për Covid 19. Ai mbrohej duke theksuar se nuk i ka ftuar përfaqësuesit qeveritar, ndërsa ka menduar se përmes rrugës institucionale janë të informuar se është testuar për covid 19. Për shkak të kësaj ngjarje, kryeministri Olvier Spasovski, si dhe ministrat Venko Filipce, Bujar Osmani dhe Arbër Ademi, të cilët kanë vizituar Kumanovën, kanë qenë në izolim që nga ajo kohë. Zyrtarët qeveritarë, edhe pse negativë për koronavirusi, mbeten në izolim shtëpiak, ndërsa Dimitrievski, pasi mori rezultatet nga klinikat private se ai tashmë është negativ, kërkon të kthehet në punë çdo ditë.

Alsat

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments