174 nxënës kanë braktisur shkollat e mesme dhe fillore në Kumanovë gjatë gjysmëvjetorit të parë, njoftuan sot zyrtarët e arsimit të komunës së Kumanovës.Largimi i nxënësve ka ndodhur kryesisht nga shkollat më të mëdha qendrore të Kumanovës. Bëhet fjalë për raste të emigrimeve familjare.
Kumanova ndonëse është komuna më e madhe në vend për nga numri i popullsisë, me 20 shkolla dhe numrin më të madh të nxënësve, nuk i ka shpëtuar valës së emigrimit, sidomos drejt vendeve të Europës Perëndimore.
Sipas regjistrimit të fundit në vend, Kumanova ka 98.104 banorë