2.9 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaKuleba pas takimit me Lavrov: Nuk ka përparim, duket se tjetër kush...

Kuleba pas takimit me Lavrov: Nuk ka përparim, duket se tjetër kush vendos në Rusi

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, tha se në takim nuk ua arrit ndonjë përparim sa i takon armëpushimit.

Ministri Kuleba, thotë se shpreson se Rusia do të lejojë funksionimin e korridoreve humanitare, posaçërisht nga Maripoli.

“Fatkeqësisht ministri Lavrov nuk ishte në gjendje të përkushtohet, po ai do të bisedojë me autoritetet e respektuara për këtë çështje. Nuk kemi bërë progres në këtë, pasi duket se dikush tjetër vendos për këtë çështje në Rusia”, tha mes tjerash Kuleba.

Ai tha se është i gatshëm për takime të tjera në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments