3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKujt i takon anëtari i KSHZ-së dhe a po e mashtron opozita...

Kujt i takon anëtari i KSHZ-së dhe a po e mashtron opozita opinionin që anëtarin ta merr Aspasiev

Pas zgjedhjes së Krenar Llogës si ministër i Drejtësisë një debat i gjatë po zhvillohet se kujt i takon anëtari i KSHZ-së duke pretenduar kështu të gjithë në këtë anëtarë e sidomos opozita. Por çfarë thotë ligji dhe kujt në të vërtetë i takon anëtari i KSHZ-së. Por çfarë thotë ligji zgjedhor teksti i spastruar i vitit 2021 neni 27 paragrafi 4.

4 Nga kandidatët e propozim listës së partive politike në opozitë propozojnë kryetarin dhe dy anëtarë në Komisionin Shtetërorë zgjedhorë, ndërsa partitë në pushtet propozojnë nënkryetarin dhe tre anëtarë të Komisionit Shtetërorë Zgjedhorë, shkruan Top24

Ndërsa paragrafi pesë i nenit 27 ku opozita thiret flet për ndryshim të qeverisjes në vend ku nuk flitet për një subjekt politik por për disa subjekte politike si shkruan më poshtë sqarimi i ligjit zgjedhorë.

(5) Në rast të ndryshimit të partive politike në opozitë ose partive politike në pushtet, Parlamenti e përshtat përbërjen e KSHZ-së në përputhje me paragrafin (4) të këtij neni në mënyrën e më poshtme – Partitë politike që kanë kaluar nga pushteti në opozitë parlamentit i dorëzojnë propozim për kryetar të KSHZ-së nga radhët e përbërjes aktuale dhe propozim për ndërprerje të funksionit për njërin nga anëtarët e propozuar nga ana e tyre, – partitë politike që kanë kaluar nga opozita në pushtet parlamentit i dorëzojnë propozim për nënkryetarë të KSHZ-së nga radhët e përbërjes aktuale dhe një anëtarë, me çka parlamenti e përshtat zgjedhjen e një anëtari të ri në KSHZ-së.

Meqë anëtarë të KSHZ-së propozojnë dy partitë në pushtet dhe dy partitë në opozitë është lehtësisht të bëhet dallimi se kujt në të vërtetë i takon anëtari, pasi aktualisht subjektet politike të cilat ndodhen në opozitë mandatin e kanë fituar në kuadër të koalicioneve apo partive amë dhe nuk kanë pasur dhe nuk kanë subjektivitet të tyre në zgjedhjet e fundit.

Por si lidhen koalicionet dhe si partitë e humbin subjektivitetin e tyre.

Partitë politike për të lidhur koalicion para KSHZ-së deponojnë formularin numër 8 për liidhje të koalicionit ku përcaktohen Emri i subjektit dhe nga kush përfaqësohet  ku neni 1 i këtij formulari përcakton emrin e koalicionit ndërsa neni 2 përcakton edhe simbolin që do të ketë koalicioni në zgjedhje. Ndërsa neni 3 është e pika fundosëse e marrëveshjes ku partitë në koalicion humbin subjektivitetin e tyre pasi sipas nenit 3 palët dakordohen për përcaktimin e bartësit të kolacionit respektivisht partisë bartëse të kolacionit.

Por çfarë ndodhi në zgjedhjet e fundit?

Partia Lëvizja Besa e udhëhequr nga kryetari i saj Bilall Kasami u bë pjesë e koalicionit “Munedemi” i udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe Zoran Zaev duke bërë kështu që Lëvizja Besa ta humbë subjektivitetin e saj dhe si e tillë për përfaqësues aktualisht mbetet anëtari i LSDM-së.

Partia Alternativa e udhëhequr nga Afrim Gashi po ashtu u bë pjesë e koalicionit “Tash është koha” koalicion i udhëhequr nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës duke humbur kështu subjektivitetin e saj në zgjedhje dhe si e tillë për përfaqësues aktualisht mbetet anëtari i ASH-së, i cili sërish duhet zgjedhur.

Por Izet Mexhiti dhe deputetët e larguar nga BDI po ashtu nuk kanë subjektivitet pasi Lëvizja Demokratike nuk ka marrë pjesë në asnjë cikël në zgjejdhorë dhe si e tillë duhet të pres zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 ndërsa tani për tani do të përfaqësohen nga anëtari i BDI-së.

Nëse partitë shqiptare në opozitë nuk mbështesin kandidatin e propozuar nga Aleanca për Shqiptarët pasi subjektiviteti i saj mbetet edhe më tej edhe pse është kyçur së fundmi në qeveri atëherë ligjërisht kandidati dhe anëtari i KSHZ-së i takon partisë Levica të Aspasievit e cila ka subjektivitin e saj dhe është partia e vetme në opozitë përveç VMRO-DPMNE-së.Top24

Opozita shqiptare do të kishte të drejtë për anëtarët e KSHZ-së sikur deputeti Kastriot Rexhepi të mos e pamundësonte rënien e qeverisë LSDM-BDI, nga ku do të vinte në shprehe neni 27 e ligjit zgjedhor respektivisht pargrafin 5 të këtij ligji.

Ligji për zgjedhje lexoje këtu

Forlmulari për lidhje të koalicionit

Nesër lexoni çfarë fshihet pas anëtarit të KSHZ-së dhe pse po bëhet kaq problematike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments