“Çfarë bëni ju, përveç se grumbulloni arsyetime për plotësimin e kërkesave të anëtarësisë…Pas mbështetjes së madhe me dekada, ku shkuan paratë e tatimpaguesve tanë…Gjithçka ka ngecur për shkak të mungesës së zbatimit, korrupsionit dhe nepotizmit. Me pak fjalë, nuk ka vullnet real politik për ndryshim”, dekalroi Dirk Jan Kop, ambasador i Holandës.tv21.tv
Për herë të dytë për disa muaj ambasadori holandez në Shkup, Jan Kop drejtpërdrejtë në fytyrë na e tha të vërtetën e hidhur. Siç thotë ai, mbështetja e madhe e BE-së në rrugën drejt eurointegrimeve dhe reformave shihet, por rezultatet nuk janë askund. Problemi kryesor është korrupsioni dhe mungesa e vullnetit politik për ndryshime.
Por nga Qeveria pa përgjigje konkrete për pyetjen tonë se ku kanë përfunduar këto para për të cilat flet Jan Kop. Në përgjigjen që kemi marrë, thuhet se kjo qeveri ka bërë shumë në vitet e fundit dhe se fajtore për këtë gjendje është garnitura e kaluar. Maqedonia e Veriut është e gatshme të punojë me ritëm intensiv për reformat e ardhshme, në përputhje me Planin e paralajmëruar të Rritjes nga kryetarja e KE-së Von der Lajen, thonë nga Qeveria.