-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKu janë premtimet e VLEN-it në Programin qeverisës? Heqja e 20%-shit, presidenti...

Ku janë premtimet e VLEN-it në Programin qeverisës? Heqja e 20%-shit, presidenti në Kuvend, aksionet shtetërore…

Heqja e termit 20% për gjuhën shqipe në Kushtetutë, zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend, mbyllja e tërësishme e kazinove dhe kredive të shpejta, si dhe shpërndarja prej 10 mijë eurove për çdo individ për përfshirje të qytetarëve në aksionet e ndërmarrjeve shtetërore. Këto ishin disa nga premtimet kryesore të koalicionit VLEN dy muaj më parë, gjatë fushatës zgjedhore. Por sa nga këto premtime mund të gjenden në programin qeverisës 2024-2028 të cilin e dorëzoi në Kuvend mandatari Hristijan Mickoski?

Duke shfletuar planin për punë të qeverisë së ardhshme, askund nuk është paraparë heqja e tërësishme e kazinove dhe kredive të shpejta. Nuk është paraparë as shpërndarja prej 10mijë eurove për çdo individ dhe përfshirja e tyre në aksionet e ndërmarrjeve shtetërore. Nuk është paraparë as premtimi që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend dhe heqja e termit 20% për gjuhën shqipe

Kur e pyetëm për të gjitha këto, mandatari për formim të qeverisë, Hristijan Mickoski, nuk tregoi se çfarë ka pranuar dhe çfarë ka përfshirë nga programi qeveritar i koalicionit VLEN, por tha se programi qeverisës është i përbashkët dhe bazohet në katër shtylla. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, përmirësimi i standardit të qytetarëve, përshpejtimi i eurointegrimeve dhe zhvillimi i barabartë përmes decentralizimit.

Për atë se çfarë është përfshirë nga programi i VLEN në programin qeverisës, u përpoqëm të marrim përgjigje edhe nga përfaqësues të VLEN, por pa sukses. Na thanë se për këtë çështje nesër do të dalin të flasin të gjithë liderët e VLEN-it.

Ja pak nga ato që premtonin krerët e VLEN-it para zgjedhjeve.

Përpos premtimeve të lartëpërmendura, nga VLEN gjithashtu para zgjedhjeve premtuan që deri në fund të mandatit, qytetarët do të marrin pagë minimale prej 800 eurove, planet për decentralizim fiskal, zero kamatë për banesë për çiftet e reja, zona të lira ndërkufitare, dëmshpërblim për të përndjekurit politik e kështu me radhë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments