-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota“Kthesë e madhe”, Biden qorton ashpër Netanyahun: Situata në Rripin e Gazës,...

“Kthesë e madhe”, Biden qorton ashpër Netanyahun: Situata në Rripin e Gazës, e papranueshme!

Shtëpia e Bardhë ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me bisedën telefonike të zhvilluar mes presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu lidhur me konfliktin në Rripin e Gazës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden e bëri të qartë nevojën që Izraeli të zbatonte hapa konkrete për trajtimin e dëmeve të shkaktuara ndaj civilëve dhe sigurisë së punonjësve humanitarë, 7 prej të cilëve u vranë nga një bombardim izraelit.

Ai gjithashtu i tha kryeministrit izraelit se mbështetja e SHBA për konfliktin e Izraelit në Gaza varej nga kjo. Gjatë bisedës telefonike që zgjati rreth 30 minuta, Biden e cilësoi situatën humanitare në Gaza si “të papranueshme”.

Presidenti theksoi gjithashtu se një armëpushim i menjëhershëm ishte thelbësor për të stabilizuar dhe përmirësuar situatën humanitare dhe për të mbrojtur civilët e pafajshëm.

Për mbrojtjen e personelit humanitar, pas vdekjes së shtatë punonjësve të ndihmës në një sulm ajror izraelit në Gaza, në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet:

“Presidenti Biden theksoi se sulmet ndaj punonjësve humanitar dhe situata e përgjithshme humanitare janë të papranueshme. Ai e bëri të qartë nevojën që Izraeli të shpallë dhe zbatojë një sërë hapash specifikë, konkretë dhe të matshëm për të trajtuar dëmtimet civile, vuajtjet humanitare dhe sigurinë e punonjësve të ndihmës. Ai e bëri të qartë se politika e SHBA-së në lidhje me Gazën do të përcaktohet nga vlerësimi ynë i veprimit të menjëhershëm të Izraelit ndaj këtyre hapave”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments