10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKSL me propozim për kursim të energjisë: Sektori publik të punojë nga...

KSL me propozim për kursim të energjisë: Sektori publik të punojë nga ora 9 deri në 15

Sektori publik të punojë dy orë më pak, nga ora 9 e mëngjesit deri në 15:00, kur ka më shumë dritë dhe kur është më nxehtë gjatë ditës, është masa për kursim të energjisë elektrik, të cilën e propozon Konfederata e sindikatave të lira (KSL). Siç paralajmëroi kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski, energjia që do të kursehet nga institucionet publike më pas duhet t’i jepet si ndihmë sektorit afarist dhe ndërmarrjeve publike për të parandaluar goditjet e mëdha të çmimeve.

“Mund të bëhet racionalizimi, sektori publik mund të punojë me orar të reduktuar prej dy orësh, që do të kursejë sasi të mëdha të energjisë elektrike. Mund të krijohen ekipe kujdestare që do të kryejnë aktivitetet e nevojshme gjatë një dite”, theksoi Bllagoja Ralpovski – kryetari i KSL-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments