0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKSI-ja rekomandon të rikthehen maskat në institucionet shëndetësore

KSI-ja rekomandon të rikthehen maskat në institucionet shëndetësore

Pas takimit të sotëm Komisioni për sëmundje ngjitëse doli me rekomandim që të rikthehet  masa për mbajte të detyrueshme të maskave nëpër institucione shëndetësore. Ky rekomandim, siç njoftoi zëdhënësi i Komisionit, Dr. Zlate Mehmedoviq, synon të minimizojë mundësinë e transmetimit të infeksionit, veçanërisht aty ku ka grupe të rrezikuara që mund të jenë të ndjeshme ndaj komplikimeve të rënda, si pasojë e infektimit me Covid-19. Rekomandimi do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë. Përndryshe në Klinikën Infektive janë të shtruar 7 pacientë, kryesisht të moshuar me sëmundje shoqëruese dhe shumica prej tyre janë me mbështetje të oksigjenit.

“KSI-ja ka sjell një rekomandim që ka të bëj me përdorimin të obligueshëm të maskave në institucionet shëndetësore. Kjo me qëllim që të minimizohet mundësia për transmetimin e infeksionit në institucionet shëndetësore.”- tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments