13.1 C
Tetovo
E enjte, 19 Shtator, 2024
BallinaLajmeKSHZ / VMRO-DPMNE 58 deputetë, BDI 18, LSDM 18, VLEN 14,...

KSHZ / VMRO-DPMNE 58 deputetë, BDI 18, LSDM 18, VLEN 14, ZNAM dhe LEVICA nga 6

Pasi Gjykata Administrative ka refuzuar mbrëmë padinë e Frontit Evropian për rivotim në qendër votimi nr 2101 në fshatin Llërcë të Zhelinës, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot ka nxjerrë konkluzion për përfundimin e zgjedhjeve parlamentare. Në seancë u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në zonën e gjashtë, ku pati rivotim. Për shkak të tërheqjes së kryetarit të Komunës së Tetovës, Besa Bilall Kasami nga pozita e deputetit, u zgjodh deputeti i radhës nga lista e VLEN-it, Adnan Azizi.

Me përfundimin e zgjedhjeve parlamentare, përbërja e Kuvendit me 120 deputetë është si vijon: Koalicioni VMRO-DPMNE ka 58 deputetë, koalicioni i LSDM-së 18 deputetë, koalicioni BDI ka 18 deputetë, 14 deputetë janë nga koalicioni VLEN, dhe gjashtë deputetë secila kanë e Majtë dhe ZNAM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments