5 C
Tetovo
E mërkurë, 28 Janar, 2026
BallinaLajmeKSHZ, opozita dhe përjashtimi i heshtur i shqiptarëve...pse VLEN si ndryshim nuk...

KSHZ, opozita dhe përjashtimi i heshtur i shqiptarëve…pse VLEN si ndryshim nuk inicoi ndryshimin e ligjit ?

www.telegrami.mk

lajm interaktiv

analizë

Debati i fundit rreth zgjedhjes së kryetarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) ka nxjerrë në pah një problem të vjetër, por të pazgjidhur të sistemit politik në Maqedoninë e Veriut: përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga postet kyçe zgjedhore, pavarësisht formulimeve formalisht “neutrale” të ligjit.


Ligji për KSHZ-në parashikon qartë se kryetari i Komisionit zgjidhet nga radhët e opozitës parlamentare. Në teori, kjo dispozitë synon balancë politike dhe kontroll ndaj pushtetit ekzekutiv. Në praktikë, megjithatë, ajo ka prodhuar një realitet krejt tjetër.

Nga pavarësia e shtetit (1991/1992) e deri më sot, asnjë shqiptar nuk ka qenë kryetar i KSHZ-së. Gjithë ata Ministra drejtësie meorigjinë shqiptare ,në Qeveri për22 vite BDI dhe tash 3 vite kalendarike VLEN nuk inicuan ndryshimin e ligjit,bile në zgjedhjet e fundit VLEN bëri çmos ti merte një deputet në vendvotimin në fshatin Llërcë Frontit Europian ,që koalicioni FE të mos merte KSHZ ,brenda FRONTIT ngakoalicioni u dëmtua deputeti i mundshëm nga PDSH ,KSHZ,do delte që i takon opozitës më të madhe në Maqedoni kësaj radhe shqiptarëve brenda Frontit Evropian pra do kishin një deputet më tepër se LSDM…

Arsyeja nuk lidhet me mungesë kuadrosh profesionale apo me mosinteresim, por me një fakt politik të pamohueshëm: opozita, në kuptimin real të pushtetit, përcaktohet ekskluzivisht nga blloku maqedonas i partive.Herë opozita ka qenë LSDM, herë VMRO-DPMNE, varësisht rotacionit të pushtetit. Partitë shqiptare, edhe kur janë jashtë qeverisë, nuk trajtohen si opozitë relevante për poste shtetërore kyçe, por si faktor dytësor, dekorativ në balancat institucionale.Kështu krijohet paradoksi:

Ligji flet për “opozitën” në mënyrë të përgjithshme,
Zbatimi politik e përkthen atë në “opozitë maqedonase”.
KSHZ, si institucion që garanton integritetin e zgjedhjeve, nuk është organ partiak, as pronë e një blloku etnik apo politik. Megjithatë, për më shumë se tri dekada, drejtimi i tij ka mbetur i mbyllur për shqiptarët, duke e kthyer një normë ligjore në mekanizëm të përjashtimit të vazhdueshëm.

Ky realitet nuk mund të maskohet me debate dytësore, qoftë për gjini apo për individë të veçantë. Problemi është strukturor dhe politik. Derisa ligji nuk garanton përfaqësim të barabartë etnik në postet kyçe të KSHZ-së, dhe derisa opozita vazhdon të kuptohet vetëm si opozitë maqedonase, diskriminimi mbetet fakt, jo perceptim.

Në fund, pyetja është e thjeshtë dhe legjitime:
Si mund të pretendojë shteti standarde demokratike evropiane, kur institucioni që menaxhon zgjedhjet përjashton sistematikisht një komunitet të tërë nga drejtimi i tij?

Derisa kjo pyetje të marrë përgjigje konkrete – jo retorike – KSHZ do të mbetet shembull i një demokracie formale, por jo gjithëpërfshirëse…www.telegrami.mk

==================================================

Mesut Shabani




RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments