7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKSHZ-ja e miratoi planin operativ të shërbimit profesional për menaxhimin e zgjedhjeve

KSHZ-ja e miratoi planin operativ të shërbimit profesional për menaxhimin e zgjedhjeve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot e mbajti takimin e 72 në të cilin janë rishikuar më shumë pika, ku mes tjerash e miratoi planin operativ të shërbimit profesional të KSHZ-së për menaxhimin e zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit, Aleksandar Dashtevski theksoi se plani është punuar një kohë të gjatë në bashkëpunim me komisionin e OSBE-së, poashtu qartësoi se punohet për të rritur kapacitetet dhe aftësitë organizative të administratës zgjedhore me qëllim rritjen e efikasitetit të funksionimit të saj.

“Në këtë plan strategjik një prej prioriteteve që KSHZ-ja i ka vendosur është përmirësimi i organizimit dhe funksionimit të brendshëm. Qëllimi i planit është t’i sqarojë proceset kyçe të cilat shërbimi profesional i KSHZ-së i zbaton në kuadër të procesit zgjedhor, si dhe aktiviteteve specifike që mbulon procesi. Qëllimi i planit është që të gjithë punonjësit e shërbimit profesional të përgatiten me kohë për realizimin me sukses të zgjedhjeve, të mundësohet publicitet, konsistencë dhe koordinim në realizimin e aktiviteteve dhe të përmirësohet komunikimi i brendshëm”, sqaroi kryetari i Komisionit.

Nënkryetarja Ditmire Shehu vlerësoi se ky plan operativ do të jetë në shfrytëzim të madh për të punësuarit në KSHZ.

“Deri më tani kemi përdorur të njëjtat udhëzime dhe nuk kemi pasur problem, është ndryshuar vetëm baza, sepse përzgjedhja në pjesën e kombësisë është bërë sipas regjistrimit të vitit 2022, tani kërkoj që të ndryshohet me regjistrimin e popullsisë të vitit 2021, sepse edhe këtu kemi dallime në disa komuna dhe kërkoj vetëm që neni 1 të ndryshohet në këtë udhëzim”, tha nënkryetarja Shehu.

“Në lidhje me propozimin, dua që ai të specifikohet në nenin 1, pra të shtohet para regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, numri i përgjithshëm i popullsisë rezidente nga regjistrimi i vitit 2022, duke qenë se vetë regjistrimi i popullsisë i vitit 2021 përfshin kategoritë e popullsisë nga të cilat sigurohen të dhënat, përkatësisht totali i popullsisë rezidente dhe jorezidente, duke pasur parasysh se regjistrimi i popullsisë në vitin 2022 është bërë edhe për popullsinë rezidente, nuk ka pasur nevojë të specifikohet kjo dispozitë. Gjithashtu, në të njëjtin nen në paragrafin 2 dhe 3, propozoj që numri 70 të zëvendësohet me numrin 80 që të kemi një raport me rastin e zgjedhjes së anëtarëve në komisionet komunale zgjedhore nga komunitetet që jetojnë në territorin e komunave”, tha Stojanoski.

Komisioni shqyrtoi edhe kërkesën për lirimin e kryetarit nga detyra, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në komisionet komunale zgjedhore dhe në komisionin zgjedhor të Qytetit të Shkupit.

“Të gjithë qytetarët mund të kontrollojnë të dhënat nga lista zgjedhore në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Komisionit ose në adresën https://izbirackispisok.gov.mk/ ose personalisht në hapësirat apo zyrat e KSHZ-së”, informon Shehu.

Kërkesa për fshirjen, futjen ose ndryshimin e të dhënave në Listën zgjedhore dorëzohet personalisht, me shkrim në departamentin rajonal ose zyrën e KSHZ-së sipas vendbanimit ose me e-mail në adresën KSHZ-së në [email protected]

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments