Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot njëzëri e miratuan llogarinë përfundimtare të Komisionit për vitin 2022. Siç bëri të ditur kryetari Aleksandar Dashtevski, KSHZ për vitin 2022 ka realizuar gjithsej 159.346.027 denarë të ardhura dhe shpenzime.
Në mbledhjen e sotme KSHZ e miratoi edhe propozim vendimin për plotësimin e Planit Vjetor për nevojat e përgjithshme për furnizime publike në vitin 2023 të KSHZ-së.
“Me këtë pikë, bëhet zgjerimi me qëllim të përmbushjes së obligimeve të KSHZ-së gjatë këtij viti lidhur me zgjedhjet e ardhshme – përkatësisht përgatitja dhe shtypja e materialit zgjedhor konfidencial dhe jo konfidencial, dizajnimi dhe shtypja e doracakëve për edukimin e organeve zgjedhore, transporti i materialit konfidencial dhe jokonfidencial për zgjedhje nga shtypshkronja, transporti i materialit zgjedhor konfidencial ose jo konfidencial për zgjedhjet e anëtarëve të OZ dhe KKZ në vendvotime dhe anasjelltas, transporti dhe akomodimi i anëtarëve të OZ në PKD, këto janë pika të reja për të cilat furnizimet publike duhet të përfundojnë në afate të caktuara më së voni deri në fund të vitit, e disa deri në mes”, njoftoi Dashtevski.
Komisioni njëzëri e miratoi edhe Planin vjetor për punësim për vitin 2023, si dhe propozim-programin vjetor për edukim të vazhdueshëm në vitin 2023.
Anëtarja e Komisionit, Radica Ristevska shpjegoi se qëllimi i këtij programi është përcaktimi i formës së edukimit të administratës zgjedhore dhe trajnuesve të certifikuar, numrin e punëtorive për edukim, temat të cilat do të jenë mjet i çdo punëtorie, nevojës dhe numrit të trajnimeve hibride dhe onllajn, kornizës kohore në të cilën do të organizohen punëtoritë.
“Përmes realizimit të këtij programi do të arrihen këto synime: do të sugjerohet që trajnuesit dhe administrata zgjedhore të zbatohen në vazhdimësi dhe të ndjekin standarde të larta, të ndiqet parimi i ciklit zgjedhor, ndërsa që të realizohet ky program për edukimin e vazhdueshëm të anëtarëve të administratës zgjedhore do të zbatohen tre nivele të trajnimit dhe edukimit, përkatësisht trajnime për trajnues të certifikuar, trajnim të anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore dhe kurse onllajn për administratën zgjedhore. Këto trajnime do të zbatohen në periudha të ndryshme që do të përcaktohen në të ardhmen”, ka përfunduar Risteska.