9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKSHZ do ta bëjë shortin për radhitjen në listën me kandidatë për...

KSHZ do ta bëjë shortin për radhitjen në listën me kandidatë për deputetë

Komisioni shtetëror zgjedhor sot pritet të mbajë mbledhje në të cilën do të bëhet shorti për radhitjen në fletëvotimin për Zgjedhjet Parlamentare të caktuara për më 8 maj.

Me ndryshime në Kodin zgjedhor të votuara më 1 prill parashihet në kohën e zgjehdjeve të dyfishta, një short në KSHZ i cili do të caktojë radhitjen edhe për zgjedhjet presidenciale edhe për ato parlamentare. Kjo do të thotë se radhitja që ishte caktuar për shefin e ardhshëm të shtetit, do të mbetet edhe e partive për zgjedhjet parlamentare. Presidenti aktual dhe kandidat i LSDM-së dhe koalicionit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Stevo PEndarovski do të jetë i pari në listën për zgjedhjet presidenciale. E dyta është Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, i treti është Stevço Jakimovski nga GROM. I katërti është Bujar Osmani nga BDI, e pesta Biljana Vankovska Cvetkovska nga e E Majta, i gjashti Arben Taravari nga VLEN dhe i shtati është Maksim Dimitrievski, kandidat i ZNAM.

KSHZ dje pasdite në mbledhje konstatoi lista me kandidatë për deputetë të Zgjedhjeve Parlamentare.

KSHZ konstatoi se në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore kanë parashtruar lista për deputetë Koalicioni për “Të ardhmen evropiane” kryesuar nga LSDM dhe Koalicioni, Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” kryesuar nga GROM INTEGRA dhe PEPR, Partia Epoka e tretë maqedonase – lista të pavarura maqedonase-sovranistë, partia politike E Majta, Koalicioni “Fronti evropian”- kryesuar nga BDI dhe koalicioni, Koalicioni VLEN, Koalicioni “Maqedonia Jote” kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë.

partia politike Demokratët ka parashtruar listë deputetësh në pesë njësi zgjehdore, partia politike Avaja në NJZ 3, 4, 5 dhe 6, Partia jote në NJZ 1, 2, 3 dhe 4, Rodina Maqedonia në NJZ 1, 2, 4, 5 dhe 6, ndërsa Partia Maqedonia e Vetme – Lëvizja qytetare evropiane ka parashtruar listë për kandidatë vetëm në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski dje informoi se Partia Alternativa e Re bën korrigjime dhe lista akoma nuk është kompletuar, por potencon se ende zgjasin afatet për korrigjime të cilat duhet t’i bëjnë partitë.

Gjithashtu, KSHZ në mbledhjen e djeshme e caktoi pamjen e fletëvotimit për zgjedhjet për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për zgjedhjet për deputetë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments