Sot në emisionin 10 Minuta ishte i ftuar deputeti i Lëvizjes Besa, Fadli Zendeli. I pyetur për Kryqin në Kodrën e Diellit ai u përgjigj se këto janë tensione të nxitura nga ana e BDI-së, sepse sipas Zendelit, kjo forcë politike gjithmonë para zgjedhjeve ka simuluar situata të tilla.
“BDI-ja, gjithmonë në prag të zgjedhjeve nxit tensione dhe shfaqen si mbrojtësit kryesor të çështjes shqiptare. Kjo zgjat sa zgjat cikli zgjedhor. Momentin që kanë krijuar qeverinë, kanë qenë dhe janë partia që janë zhytur në skandal të ndryshme, nga kryetari i tyre, ministra, zëvendësministra etj. Ata janë vetëm përkrahës së krimit dhe parti antievropiane.”- u përgjigj Zendeli.