4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKryetarja e partisë bullgare BSP Ninova: Maqedonia e Veriut nuk është e...

Kryetarja e partisë bullgare BSP Ninova: Maqedonia e Veriut nuk është e gatshme për anëtarësim në BE

Kryetarja e partisë bullgare BSP dhe ish-ministre, Kornelia Ninova, mendon se Maqedonia e Veriut ende nuk e meriton të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

“Për mendimin tonë, Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është e gatshme për anëtarësim në BE, nuk i ndan vlerat e BE-së.

Gjuha e urrejtjes, agresionit, qëndrimi agresiv ndaj Bullgarisë dhe ndaj njerëzve me vetëdije bullgare tregon se ata nuk janë gati për këtë dhe dëshmon qëndrimin e “BSP për Bullgarinë”, e cila nuk e mbështeti vendimin e parlamentit për të filluar negociatat e anëtarësimit”, theksoi kryetarja e BSP-së, në një intervistë për “BNR”.

Pak ditë më parë, partia e saj propozoi të votohej një projekt-deklaratë në Asamblenë Kombëtare Bullgare në lidhje me, siç thonë ata, narrativën antibullgare në Maqedoni

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments