12.5 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
BallinaLajmeKryetarja e KE-së me projekt në Shkup, Qendër për Inteligjencë Artificiale

Kryetarja e KE-së me projekt në Shkup, Qendër për Inteligjencë Artificiale

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Lejen pritet të diskutojë për planin e rritjes, zbatimin e reformave por edhe realizimin e disa projekteve konkrete. Qeveria ka njoftuar se përmes Ministrisë së Transformimit Dixhital, po bashkëpunon me KE-në në një projekt për hapjen e një qendre të inteligjencës artificiale në Maqedoni, me vlerë rreth pesë milionë euro. Von Der Lejen nga Beogradi tha se këto investime janë hapje e tregut të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor.“Plani i rritjes i hap dyert për sektorët e tregut të përbashkët sikur shtetet e Ballkanit Perëndimor veçmë të ishin pjesë e Bashkimit Evropian. Ne e bëjmë këtë duke investuar në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këmbim duhet të ketë reforma që të kemi një fushë të barabartë loje mes tregut tonë të përbashkët dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një mundësi shumë e madhe për kompanitë në BE sepse tregu po zgjerohet. Por sigurisht edhe për kompanitë e Ballkanit Perëndimor sepse dyert tani janë të hapura për në tregun e BE-së. një shembull klasik është investimi në Inteligjencën Artificiale. Në BE ne kemi ndërtuar të ashtuquajturat Fabrikë të Inteligjencës Artificiale, që janë qendra kompjuterike të fuqisë së lartë dhe i hapim ato qendra për start-up kompanitë që ata të mund të trajnohen, të zhvillohen dhe të shpërndajnë modelin e tyre me të dhënat e këtyre fabrikave”, deklaroi Ursula Von Der Lejen, Kryetare e Komisionit Evropian./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments