21.5 C
Tetovo
E shtunë, 26 Korrik, 2025
BallinaLajmeKryetarja e Antikorrupsionit Dimitrovska dha dorëheqje, e deponon në Kuvend.

Kryetarja e Antikorrupsionit Dimitrovska dha dorëheqje, e deponon në Kuvend.

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, sot në mëngjes përmes avokatit të saj ia ka dorëzuar Kuvendit dorëheqjen e saj.
Zyra e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, informoi se Dimitrovska ka dhënë dorëheqje nga funksioni. Ata theksojnë se Kuvendi do të veprojë në përputhje me procedurat e parashikuara.

Shërbimet e Kuvendit konfirmojnë se dorëheqja është pranuar dhe aktualisht është në proces arkivimi. Në dorëheqje, Dimitrovska i referohet nenit 14 paragrafi 1 pika 1 e Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit, pa ndonjë arsyetim tjetër.

Dimitrovska e dorëzoi dorëheqjen pasi javën e kaluar Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ngriti aktakuzë për dy vepra penale ndaj saj: për zbulim të sekretit zyrtar ndaj ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq (i akuzuar në rastin “Aditiv”) dhe për falsifikim kompjuterik, sepse një auditor nga Enti Shtetëror i Revizionit e ka kaluar testin për certifikatë të sekretit shtetëror në emër të saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments