18.3 C
Tetovo
E diel, 13 Korrik, 2025
BallinaLajmeKryetarja Arsovska mori sigurim policor 24 orësh, ndërsa Ministria e Brendshme ngriti...

Kryetarja Arsovska mori sigurim policor 24 orësh, ndërsa Ministria e Brendshme ngriti kallëzim penal kundër dy personave

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që dje sulmoi fizikisht dhe verbalisht kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska, në Çair. Përveç këtij personi, prokuroria ka nisur procedimin edhe për një person tjetër, i cili ka bërë kërcënime verbale ndaj kryetares së shkupit.

“Pasi kanë reaguar punonjësit e tjerë të shërbimeve të qytetit dhe pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme dhe e kanë larguar të dyshuarin e parë, i dyshuari i dytë vazhdoi me kërcënime. Prokurori Publik i dorëzoi gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup një propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin e parë”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Për personin e dytë që e ka ofenduar, prokuroria ka kërkuar masa kujdesi. Ministria e Brendshme u prononcua për rastin e Arsovskës, duke thënë se pas sulmit ndaj saj, u mor vendim për përcaktimin e masës së sigurimit 24-orësh. Ministria gjithashtu hedh poshtë pretendimet e kryetares së Shkupit se ajo nuk ka vepruar dhe se ka toleruar sulmet ndaj saj.

“Lidhur me ngjarjet e fundit në lidhje me znj. Arsovska, Ministria e Brendshme thekson se megjithëse ajo ka komunikuar publikisht në disa raste për kërcënimet përmes rrjeteve sociale, institucioni vepron ndaj të gjitha informacioneve të marra qoftë sipas detyrës zyrtare, apo me denoncim zyrtar në përputhje me ligjin dhe procedurat e përcaktuara”, thonë nga MPB.

Megjithatë, përkundër pretendimeve të Ministrisë së Brendshme se kishte vepruar ndaj kërcënimeve të mëherdhme ndaj Arsovskës, opozita beson se ishte policia ajo që lejoi dhunën fizike ndaj Arsovskës.

“Ngjarja e fundit, kur kriminelët sulmojnë drejtpërdrejt dhe policia i vëzhgon dhe i mbron, tashmë është dëshmi se shteti qeveriset nga këta njerëz. Kryetarja e Shkupit ka muaj që zbulon krimin. Kjo minoi komoditetin e rrjeteve që pushteti i mirëmban në Çair dhe në të gjithë Shkupin. Në fund, kjo përfundoi në një sulm fizik të lejuar nga policia”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM.
Sulmi ndaj Arsovskës u dënua si nga BDI-ja ashtu edhe nga OJQ-të që mbrojnë luftën kundër dhunës. Arsovska u tha gazetarëve dje se ajo u sulmua fizikisht gjatë inspektimit të objeteve ilegale në Çair, dhe tha se sulmi fizik dhe verbal u zhvillua para policisë të cilët nuk morën masa të mjaftueshme kundër sulmuesit./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments