-0.5 C
Tetovo
E diel, 29 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeKryetarit të Strugës Ramiz Merko-s,i konfiskohet pasaporta me arsyetimin se mund të...

Kryetarit të Strugës Ramiz Merko-s,i konfiskohet pasaporta me arsyetimin se mund të arratiset

Gjykata Themelore e Strugës ia ka konfiskuar pasaportën kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për shkak të rrezikut për arratisje. Sipas aktvendimit, Merko obligohet që një herë në javë të paraqitet në gjykatë.

Prokurori publik kompetent i Strugës ka paraqitur aktakuzë ku thuhet se i pandehuri si kryetar i Komunës së Strugës në mars të këtij viti ka vendosur një shenjë përkujtimore-pllakë në hyrje të ndërtesës së komunës, “me të cilën ai ka nxitur urrejtje etnike dhe përçarje ndërmjet banorëve të Strugës, me çka ka kryer vepër penale nga neni 27 i Ligjit për memoriale dhe monumente.

Prokuroria ka thënë se gjatë këtij viti janë ngritur disa kallëzime kundër Merkos dhe janë zhvilluar tetë procedura gjyqësore për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” si dhe “Keqpërdorim në shërbim”. Prandaj, prokurori publik kompetent ka vlerësuar se ekziston rreziku që i akuzuari të përpiqet t’i shmanget ndjekjes penale dhe ka kërkuar nga gjykata konfiskimin e pasaportës.

Merko vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe ishte shpallur “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit vitin e kaluar për përfshirje në korrupsion.  / AlsatM

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments